Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta para parlamentit, qytetarët: Po na grabisin pronat, Balluku kriminele

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Protesta para parlamentit, qytetarët: Po na grabisin pronat, Balluku kriminele
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa Kuvendi pritet të nisë seanca plenare, jashtë godinës është zhvilluar një protestë qytetare nga banorë të Durrësit që preken nga projekti TID, si edhe nga banorë të Rrjollit të Velipojës. Ata janë mbledhur përpara Parlamentit për të kundërshtuar, sipas tyre, cenimin e të drejtave pronësore.

Protestuesit akuzojnë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se përmes vendimeve të marra po u grabiten pronat. Ata shprehen se vendimmarrjet në Kuvend po merren në dëm të qytetarëve.

Gjatë protestës, një prej banoreve u shpreh me tone të ashpra ndaj qeverisë dhe mazhorancës parlamentare, duke deklaruar se, sipas saj, po miratohen ligje dhe vendime që cenojnë pronën private.

“Me këtë që po bën ky hajduti, bashkë me Belinda Ballukun (kriminele) vetëm një gjë të dijë, do ti vijë dita të ikë i pari, i dyti dhe të ikë vetë bashkë me ata basdarda parlamentar socialistë  që rrinë atje dhe ngrenë kartonin me të padrejtë”, tha një banore.

Banorët e Durrësit theksojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa kërkojnë transparencë dhe rishikim të projektit TID. Protestës i janë bashkuar edhe banorë nga Rrjolli i Velipojës, të cilët ngritën shqetësime të ngjashme për çështje pronësie.

Një tjetër qytetare, pjesëmarrëse në tubim, deklaroi se prej 35 vitesh përballet me padrejtësi lidhur me pronën e saj. Ajo akuzoi politikën për korrupsion dhe theksoi se, sipas saj, qytetarëve u është cenuar prona, por jo dinjiteti.

“Pjesëmarrësit këtu kanë të drejtën e tyre të kërkojnë pronën që është më e shtrenjtë. Askush nuk guxon të na përkulë kokën, të na vrasë apo nëpërkëmbë dinjitetin. Unë jam nga Tirana, dhe pronën na e vodhën. Këto janë të korruptuar deri në palcë. Kanë 35 vite që na vrasin e na grabisin. Ne nuk do dorëzohemi kurrë, kemi të drejtën tonë. Ky është parlamenti I krimit, I kanë mbushur xhepat duke vjedhur pronën shtetërore, pronën private, por ato nuk kanë guxuar të na vjedhin dinjitetin”, tha ajo.

Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë reagimet e tyre nëse, sipas tyre, nuk do të ketë reflektim nga institucionet.

 

Previous Post

Plas grushti në Parlament

Next Post

Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Next Post
Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Grabitet me armë një bankë në Tiranë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

November 6, 2026
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al