Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar nesër për katër orë, si pasojë e protestës së paralajmëruar nga fermerët grekë. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të ndodhë nga ora 18:00 deri në 22:00 .
Policia Kufitare Greke informon se gjatë këtij intervali nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve drejt apo nga Kakavija, me përjashtim të automjeteve që paraqesin emergjenca mjekësore ose raste të ngjashme urgjente.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që planifikojnë udhëtim drejt Greqisë të zgjedhin orare alternative gjatë ditës, për të shmangur pritjet dhe pengesat në kufi.








