Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokuroria dërgon në gjyq 5 shtetas kosovarë për kontrabandë ilaçesh

Editor by Editor
June 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Prokuroria dërgon në gjyq 5 shtetas kosovarë për kontrabandë ilaçesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara” në bashkëpunim.

Sipas organit te akuzes, shtetasit A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z., në dhjetor 2024, mbërritën në Aeroportin e Rinasit nga Stambolli, duke transportuar 300,000 euro cash dhe 14 valixhe të mbushura me medikamente.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 173/2 i Kodit Penal.

Shtetasit A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z. në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente.

Pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nga kontrolli fizik i tyre, u konstatua vlera prej 300.000 euro. Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar.

Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar. Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet  e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar.

Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dërgon në gjyq shtetasit A.M., B.Z., F.Z., A.G. dhe A.I. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.

Previous Post

Aksident në urën e re të Kukësit, përplasen tre automjete

Next Post

Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh

Next Post
Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh

Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al