Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Projektligji i ri/ Qytetarët mund të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet nga ndotja e ajrit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Projektligji i ri/ Qytetarët mund të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet nga ndotja e ajrit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit parashikon që qytetarët të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmet në shëndet, në rastet kur provohet se ato janë shkaktuar nga shkelje të autoriteteve në menaxhimin e cilësisë së ajrit.

Mekanizmi ligjor i propozuar parashikon një lidhje të drejtpërdrejtë të ndotjes së ajrit dhe kompensimin financiar të shtetit.

Neni i ri 19/1 shënon një ndryshim të rëndësishëm në ligjin ekzistues nr. 162/2014, duke kaluar nga një qasje kryesisht rregullatore drejt një modeli që përfshin edhe përgjegjësi civile. Sipas draftit, çdo person që ka pësuar dëmtim të shëndetit si pasojë e një shkeljeje serioze, qoftë me dashje apo nga pakujdesia  mund të kërkojë dëmshpërblim, nëse vërtetohet lidhja e drejtpërdrejtë mes ndotjes dhe dëmit.

Qytetarët kanë deri në tre vite kohë për të paraqitur kërkesën nga momenti kur marrin dijeni për dëmin, ndërsa një kufi maksimal prej 10 vitesh vendoset nga momenti i shkeljes.

Kjo risi duket se vjen në kuadër të përafrimit të ligjit me direktivat e BE ku lidhja mes ndotjes dhe përgjegjësisë publike ka një theks të fortë.

Përtej kësaj, projektligji sjell një paketë më të gjerë reformash që synojnë modernizimin e sistemit të monitorimit dhe menaxhimit të ndotjes. Drafti zgjeron listën e ndotësve dhe përkufizimeve teknike, duke përfshirë elementë si grimcat ultrafine dhe karboni i zi, si dhe fut konceptin e “modelimit të cilësisë së ajrit” për analiza më të avancuara.

Në nivel praktik, parashikohet ngritja e të paktën dy superstacioneve të monitorimit në zona urbane dhe rurale për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave. Këto do të plotësohen nga një sistem i integruar digjital, ku të gjitha të dhënat mbi cilësinë e ajrit do të përpunohen dhe publikohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Projektligji gjithashtu forcon detyrimet për hartimin e planeve të cilësisë së ajrit. Institucionet përgjegjëse do të kenë afate më të shkurtra për reagim në rast tejkalimi të normave dhe do të duhet të garantojnë që periudhat e ndotjes të kufizohen maksimalisht. Në raste emergjente, njësitë vendore do të detyrohen të zbatojnë plane afatshkurtra, që mund të përfshijnë kufizime të trafikut apo masa të tjera të menjëhershme.

Një tjetër aspekt është rritja e transparencës. Indeksi i cilësisë së ajrit do të përditësohet çdo orë dhe qytetarët do të informohen jo vetëm për nivelet e ndotjes, por edhe për efektet në shëndet dhe masat mbrojtëse.

Drafti synon të krijojë një sistem ku informacioni është i aksesueshëm në kohë reale dhe i përdorshëm për vendimmarrje individuale. Në një aspekt më të gjerë, projektligji adreson edhe ndotjen ndërkufitare, duke kërkuar identifikimin e zonave të prekura dhe bashkëpunim me vendet fqinje për monitorim dhe shkëmbim të dhënash. Nëse miratohet, ligji do të kërkojë miratimin e një sërë aktesh nënligjore brenda 18 muajve. /Monitor

Previous Post

Vjosa Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Next Post

Skandali me Bankers, GJKKO zbut masën për ish-Ceot kinezë, ish-administratorin dhe ish-financierin e kompanisë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026
Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al