Monday, November 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Priten rrebeshe, parashikimi i motit për javën: Kur rikthehet i nxehti afrikan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Priten rrebeshe, parashikimi i motit për javën: Kur rikthehet i nxehti afrikan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Moti gjatë kësaj jave pritet të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë territorin shqiptar, me alternime vranësirash, diell si dhe reshje shiu.

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje “live” për Euronews Albania, paralajmëroi se dita e enjte pritet të jetë me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

“Këto ndryshime të kushteve atmosferike do t’i vëmë re nga e hëna deri ditën e premte, ku do të kemi kthjellime, vranësira, lagështirë dhe reshje të kalimtare”, tha meteorologia.

Sipas saj, pas një jave me temperatura deri në 41 gradë Celsius, këtë të hënë termometri do të zbresë në 31-32 gradë dhe do të vijojë me një rënie graduale gjatë javës.

“Pas një jave me temperaturë 41 gradë Celsius, sot termometri do të zbresë në 31-32 gradë Celsius dhe do të shënojë një ulje graduale gjatë javës, ku të enjten pritet të zbresin deri në 9 gradë”, shtoi ajo.

Pas datës 7 gusht, sipas parashikimit të Porjës, pritet një valë e re e të nxehtit afrikan që do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 41 gradë Celsius në disa zona. Sa i përket bregdetit, reshje afatshkurtra parashikohen vetëm gjatë ditës së enjte. Ndërkohë, një problem i vazhdueshëm për këtë javë do të jenë erërat e forta, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 40-45 km/orë, duke sjellë trazira në det, veçanërisht në brigjet e Jonit.

Për vendet e rajonit, Lajda Porja u shpreh se do të ketë prezencë të vranësirave, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi do të përballen me mot të paqëndrueshëm. Në Maqedoninë e Veriut, reshjet pritet të jenë më të pakta.

“Pas datës 7 gusht, i gjithë Gadishulli i Ballkanit do të preket nga një valë e të nxehtit, me temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, duke rikthyer motin e nxehtë afrikan”, përfundoi Porja.

Previous Post

U gjet e pajetë në banesën e përfshirë nga zjarri, 52-vjeçarja dyshohet se është vrarë

Next Post

Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën për zëvendësimin e trupës gjykuese

Next Post
Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën për zëvendësimin e trupës gjykuese

Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën për zëvendësimin e trupës gjykuese

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

Përplasje zinxhir në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një person

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al