Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Presidenti Trump dëshiron bisedime me Rusinë dhe Kinën për armët bërthamore

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Presidenti Trump dëshiron bisedime me Rusinë dhe Kinën për armët bërthamore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai dëshiron të rifillojë bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën dhe se përfundimisht ai shpreson që të tre vendet mund të bien dakord të përgjysmojnë buxhetet e tyre masive të mbrojtjes.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Presidenti Trump u ankua për qindra miliarda dollarë që po investohen në ringritjen e kapaciteteve të vendit për parandalimin bërthamor dhe tha se shpreson të marrë angazhime nga vendet kundërshtare të Shteteve të Bashkuara për të shkurtuar shpenzimet e tyre.

“Nuk ka asnjë arsye që ne të prodhojmë armë të reja bërthamore, ne tashmë kemi kaq shumë”, tha Presidenti Trump. “Mund të shkatërrohet bota 50 herë, 100 herë. Dhe këtu ne po prodhojmë armë të reja bërthamore, dhe ata po prodhojnë armë bërthamore”.

“Të gjithë po shpenzojmë shumë para që mund t’i shpenzojmë për gjëra të tjera që janë në të vërtetë, shpresojmë shumë më produktive”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mbajnë rezerva masive armësh që nga Lufta e Ftohtë, Presidenti Trump parashikoi se Kina do ta arrinte këtë kapacitet shkatërrimi bërthamor “brenda pesë ose gjashtë viteve”.

Ai tha se nëse armët do të përdoreshin ndonjëherë, “kjo do të sillte ndoshta zhdukje të plotë”.

Presidenti Trump tha se do të shqyrtonte mundësinë e angazhimit në bisedime bërthamore me këto dy vende, sapo të “rregullojmë gjithçka” në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

“Një nga takimet e para që dua të kem është me Presidentin Xi të Kinës, Presidentin Putin të Rusisë. Dhe dua të them, ‘le ta përgjysmojmë buxhetin tonë ushtarak.’ Dhe mund ta bëjmë këtë. Dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta realizojmë”.

Presidenti Trump në mandatin e tij të parë u përpoq pa sukses ta bënte Kinën pjesë të bisedimeve për reduktimin e armëve bërthamore, kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po negocionin zgjatjen e një pakti të njohur si Marrëveshja e re START. Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në traktat gjatë administratës së ish-Presidentit Biden, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vazhduan me programe masive për të zgjatur jetëgjatësinë e arsenaleve të tyre bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë, ose për t’i zëvendësuar ato me armatim të ri./ VOA

Previous Post

Dështimi Rama-Meloni: Në kampet e refugjatëve nuk ka më as punëtorë

Next Post

Reshje bore në veri të vendit, zbardhen Vermoshi, Boga e Thethi

Next Post
Reshje bore në veri të vendit, zbardhen Vermoshi, Boga e Thethi

Reshje bore në veri të vendit, zbardhen Vermoshi, Boga e Thethi

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al