Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Premtimi i pambajtur për shkollën ‘Edith Durham’ në Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Premtimi i pambajtur për shkollën ‘Edith Durham’ në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtesa e re e shkollës Edith Durham është përfunduar, por nxënësit e saj ende nuk janë kthyer në klasa. Çështja u rikthye në vëmendje këtë të enjte në Kuvend, gjatë një interpelance të kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro. Në qendër të debatit ishte premtimi që nuk u mbajt, hapja e shkollës në shtator të vitit të kaluar.

Braçe, i cili përfaqëson zonën e njësisë nr. 5 në Tiranë ku ndodhet shkolla, kujtoi kronologjinë e projektit dhe pritshmëritë që u krijuan tek prindërit. Sipas tij, punimet kishin nisur në dhjetor të vitit 2024 dhe gjatë një vizite në terren në mars të vitit të kaluar ishte vendosur një afat i qartë për përfundimin e tyre.

“Në mars të vitit që shkoi kryeministri ishte atje. Puna kishte nisur në dhjetor 2024 dhe në mars u vendos një afat i qartë që në shtator shkolla të ishte e përfunduar. Shkolla ka përfunduar në tetor, jemi në mars. Janë të paktën 1700-1800 prindër në vështirësi të madhe. Kur do të hapet shkolla ‘11 Janari (Edith Durham)?”, u shpreh Braçe.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit pranoi se afati i shtatorit të kaluar nuk u arrit, por sqaroi se ndërtesa tashmë është përfunduar dhe se shkolla po kalon fazën e fundit të pajisjes me mobilie dhe laboratorë.

“Unë e ndaj shqetësimin tuaj njësoj. Ndërkohë që flasim, ndërtimi ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret. Po përmbyllet mobilimi nga Bashkia e Tiranës. Një pjesë e mobilieve ka hyrë në ndërtesë”, deklaroi Kumbaro.

Sipas saj, shkolla e re do të ketë 33 klasa mësimore, nga të cilat 20 për ciklin 9-vjeçar, si dhe 10 laboratorë për lëndë të ndryshme, sallë multimediale, palestër dhe bibliotekë.

Ministrja tha se nxënësit do të vazhdojnë përkohësisht mësimin në shkollën ‘Emin Duraku’ dhe se rikthimi në godinën e re pritet të ndodhë në fillim të vitit të ri shkollor.

“Shumë shpejt nxënësit do të rikthehen. Njëherë e mirë në shtator të vitit të ardhshëm”, u shpreh ajo.

Por, siç tha edhe deputeti Braçe, problematika nuk lidhet thjesht me distancën fizike nga shkolla e përkohshme ku janë zhvendosur nxënësit, por me organizimin e jetës familjare. Aktualisht, nxënësit e “Edith Durham” zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës “Emin Duraku”, pasditeve.

“Mu duk vetja sikur isha i vetmi jo solidar me ndërtimin e kësaj shkolle. Nuk kam sjellë shqetësim personal këtu, ky është shqetësim prindërish. Nuk është çështje metrash, por fakti që procesi mësimor është zhvendosur nga paradite në pasdite. Prindërit duhet të lënë punën për të çuar fëmijët në shkollë në drekë”, tha ai.

Braçe theksoi gjithashtu se vonesat mund të ishin shmangur nëse procedurat për mobilimin dhe laboratorët do të ishin nisur më herët.

“Që në qershor të vitit që shkoi, kur pashë ritmet e punës, kam kërkuar që të merren me procedurat. Nëse dikush fle gjumë, nuk duhet ta vuajë as fëmija dhe as prindi”, shtoi deputeti.

Premtimi

Rindërtimi i shkollës u lajmërua në nëntor 2024 nga Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës. “Shtatori i 2025-s do t’i gjejë fëmijët në klasat e reja,” premtonte Veliaj në rrjete sociale.

I njëjti premtim u përsërit edhe në janar 2025, kur Veliaj, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj (asokohe), siguroi se afati ishte i pakthyeshëm.

Shtatori i 2025 u premtua edhe nga kryeministri Edi Rama një vit më parë gjatë inspektimit të kantierit.

Por dy muaj para afatit të premtuar, verifikimi i Faktoje tregoi se punimet ishin ende larg pritshmërive. Në korrik 2025, Bashkia e Tiranës pohonte se punimet ishin vetëm 80% të përfunduara, por pavarësisht kësaj, premtoi se shkolla do të ishte gati për vitin shkollor 2025–2026.

Përfundim 

Afati i premtuar publikisht për përfundimin dhe hapjen e shkollës ishte shtatori i vitit të kaluar. Megjithëse ndërtesa është përfunduar disa muaj më vonë dhe aktualisht po pajiset me mobilie, nxënësit nuk e kanë nisur ende procesin mësimor në godinën e re. Në këto kushte, hapja e shkollës pritet të ndodhë rreth një vit pas afatit të premtuar fillimisht, duke e kthyer këtë rast në një tjetër shembull të premtimeve publike që nuk realizohen brenda afateve të shpallura.

Previous Post

Kurti dhe Konjufca i kërkojnë opozitës një kandidaturë të dytë për president

Next Post

Përplasja Noka-Bido në Kuvend, kush prej tyre po gënjen?

Next Post
Përplasja Noka-Bido në Kuvend, kush prej tyre po gënjen?

Përplasja Noka-Bido në Kuvend, kush prej tyre po gënjen?

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al