Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prapaskenat e sherrit në te Bar Sin në Palasë ku u përplasen Tur Luçiano Koçeku dhe Fatmir Bejo

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Prapaskenat e sherrit në te Bar Sin në Palasë ku u përplasen Tur Luçiano Koçeku dhe Fatmir Bejo
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një sherr i madh ndodhi mbrëmë në kompleksin Green Coast, brenda lokalit Sin në zonën e Palasës në Himarë duke lënë një person të lënduar rëndë.

Mësohet se personazhet kryesorë të sherrit janë Tur Koçeku, i njohur ndryshe edhe si Luçiano Koçeku si edhe një personazh tjetër, për të cilin nuk ka ende asnjë informacion zyrtar, siç është Fatmir Bejo.

Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e 12 shkurtit 2024, ku ai plagosi me thikë te lokal “De Capo” në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka pas një sherri për motive banale. 

Fatmir Bejo nuk rezulton aktualisht në komunikatën e Policisë së Shtetit, por burime bëjnë me dije se ka qenë Fatmir Bejo një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë përleshje me grushte dhe shkelma e cila aktualisht ka plagosur rëndë Tur Koçekun, një emër i njohur në botën e krimit, biznesit dhe politikës në Shqipëri.

Report TV raporton se Fatmir Bejo është shpallur po ashtu në kërkim por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Sherri që raportohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir B., është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri.

Edhe në këtë rast, u tentua manipulimi i ngjarjes pasi në lojë ishte djali i një biznesmeni të njohur në vend.

E pashpjegueshme ngelet situata ku Policia, sërish, si gjithmonë në këto raste, nuk raporton dinamikën e konfliktit, personat e përfshirë, apo situatën e plotë, ku në një zonë tejet të populluar, një sherr mes kontigjentit kriminal, rrezikon qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë e të harxhojnë para në jugun e vendit.

Kush është Tur Koçeku?

Tur Koçeku është dhunuar barbarisht në këtë konflikt dhe gjendja e tij është e rënduar. 42-vjeçari nga Dibra, ortak me biznesmenin Ilir Shtufi, me të cilin janë të investuar në ndërtimin e kullave në kryeqytet ndodhet në spital, atje ku po merr ndihmën mjekësore. Për sherrin në Palasë, një nga zonat më të rëndësishme ekonomike dhe turistike të vendit, Policia ka shpallur në kërkim Xhoni Spahon 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës. /Korrieri

Previous Post

Nga Tom Doshi te Fideli, Koordinatori , Gjushi dhe “peshkaqeni” turk: Prapaskenat me bastet , kush do marrë licencat

Next Post

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al