Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Rolex, Audi i Kejvina Kthjellës e makina luksoze, GJKKO konfiskon pasurinë e Redjan Rrajës

Editor by Editor
in KRONIKE, KRYESORE
0
Rolex, Audi i Kejvina Kthjellës e makina luksoze, GJKKO konfiskon pasurinë e Redjan Rrajës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe konfiskon 9 pasuri në pronësi të Redian Rrajës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit më 01 nëntor 2019.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Konfiskimin e pasurive të zotërim të shtetasit Redjan Rraja dhe personave të tij të lidhur.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 1 datë datë 07.02.2024 vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:

Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.

Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.

Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.

Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.

Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.

Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.

Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 NëNtor 2019.

Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).

Shuma prej 2750 euro.

Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë AA 033 UG, blerë nga shtetasi Redjan Rraja, me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.

Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet znj. Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.

Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.

Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit Redjan Rraja, si dhe personave të tretë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tags: redjan rraja
Previous Post

Mbyllet seanca parlamentare! Maxhoranca voton mes kaosit, ç’ndodhi me propozimin e Bashës

Next Post

Bardhi: PS t’ju japë fund masave që shtypin opozitën, përjashtimet me urdhër politik

Next Post
Bardhi: PS t’ju japë fund masave që shtypin opozitën, përjashtimet me urdhër politik

Bardhi: PS t’ju japë fund masave që shtypin opozitën, përjashtimet me urdhër politik

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al