Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“PPP-të, mina me sahat që po fundosin Buxhetin”, Tabaku: Fytyra e vërtetë e qeverisë socialiste

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“PPP-të, mina me sahat që po fundosin Buxhetin”, Tabaku: Fytyra e vërtetë e qeverisë socialiste
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka lëshuar një paralajmërim të fortë lidhur me rrezikun që përbëjnë kontratat e koncesioneve dhe Partneritetet Publike-Private për financat e vendit.

Në një deklaratë, Tabaku i cilësoi këto kontrata si “minat me sahat të Buxhetit”, duke theksuar se ato përfaqësojnë barrën më të madhe që rëndon mbi ekonominë shqiptare.

Sipas Tabakut, mbi gjysmën e kontratave koncesionare janë aktualisht nën hetim, ndërsa secila prej tyre mbart një “taksë korrupsioni” që rrit në mënyrë fiktive vlerën e projekteve, duke deformuar tregun dhe duke shpërndarë pasurinë publike tek një pakicë klienteliste. Ajo theksoi se paralajmërimet e FMN-së për rrezikun fiskal janë bërë prej vitesh, por qeveria ka zgjedhur t’i injorojë ato, ndërsa sot një pjesë e këtyre kontratave financohen madje edhe nga sektori bankar, duke rritur ekspozimin e sistemit financiar.

Tabaku nënvizoi se vlera totale e PPP-ve dhe koncesioneve ka arritur në afro gjysmën e Produktit të Brendshëm Bruto, një barrë që sipas saj do të rëndojë mbi Buxhetin dhe xhepat e shqiptarëve për 30 vitet e ardhshme. Ndërkohë, pavarësisht rritjes së taksave dhe ngarkesës fiskale, të ardhurat nga mbledhja e taksave vazhdojnë të mos e kalojnë nivelin 29% të PBB-së.

“Ky është sistemi socialist në veprim,” u shpreh Tabaku, duke e cilësuar modelin aktual të qeverisjes si një mekanizëm që ka “kapur prej fyti ekonominë shqiptare” dhe që shpërndan pasurinë e vendit tek një pakicë, ndërsa qytetarët paguajnë faturën për dekada.

Deklarata e saj vjen në kulmin e debatit për Buxhetin 2026, ku opozita ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence, rritje të borxhit të fshehur dhe rrezikim të stabilitetit fiskal përmes politikave të koncesioneve. Tabaku, e cila prej vitesh është një nga zërat më kritikë në çështjet ekonomike, e cilësoi këtë praktikë si “fytyrën e vërtetë të qeverisë socialiste”, duke kërkuar që modeli aktual të ndryshohet me urgjencë.

Previous Post

Kapet sasi e madhe eksplozivi në Vërmicë, 300 kg të fshehura në furgonin që vinte nga Shqipëria

Next Post

Reshje shiu dhe bore, moti sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme

Next Post
Reshje shiu dhe bore, moti sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme

Reshje shiu dhe bore, moti sot me kushte atmosferike të paqëndrueshme

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al