Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema si u zhvatën 60 mln euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema si u zhvatën 60 mln euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj raportimeve se kompania fituese e koncesionit 60 milionë euro të Portit të Vlorës tani është në pronësi të një pensionisti punonjës i kompanisë Salillari. Bardhi akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren Belinda Balluku se qëndrojnë pas një skeme të sofistikuar vjedhjeje dhe zhvatjeje të fondeve publike.

Bardhi denoncon se skema e përdorur në koncesionin e Portit të Integruar në Triport Vlorë është e njëjtë me ato të përdorura në Aeroportin e Vlorës dhe Tunelin e Llogarasë. Tenderi i shpallur nga MIE më 10 Gusht 2021 me vlerë 60 milionë euro paracaktoi fituesin si një bashkim kompanish. Fituese u shpall oferta e bashkimit të pesë subjekteve tregtare të cilat do ta ndërtonin portin me paratë e tyre ndërsa qeveria do t’i paguante ato 60 milionë euro me këste pas përfundimit të punës.

Kulmi i skemës, sipas Bardhit, ndodhi kur menjëherë pas fitores kompanitë Agbes Construction Arconstudio dhe Besta i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance. Vlera e shitjes së 25% të aksioneve shkoi deri në shifrën qesharake prej 2500 eurosh. Shoqëria Premium Construction & Maintenance e cila u bë pronare e 92% të aksioneve rezulton të jetë një shoqëri me kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe e themeluar vetëm dy muaj para shpalljes së tenderit.

Bardhi e cilëson skandaloz faktin që pronari zyrtar i kësaj shoqërie rezulton të jetë shtetasi Hektor Agalliu një pensionist dhe punëtor i thjeshtë në firmën Salillari, një person pa eksperiencë në ndërtim. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të hetojë menjëherë këtë procedurë si një skemë të pastër korruptive me dyshime serioze për pastrim parash të pista në sektorin publik jo vetëm për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar por edhe për të zbuluar se kush fshihet vërtet pas projektit 60 milionë euro.

Previous Post

Zvicra ofrohet për të ndihmuar në dialogun Kosovë -Serbi

Next Post

Mjegulla mbulon Juglindjen e vendit, vështirësi në qarkullim

Next Post
Mjegulla mbulon Juglindjen e vendit, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Juglindjen e vendit, vështirësi në qarkullim

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al