Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një i ri ka qëlluar mbi të dashurën, e më pas është vetëvrarë.
Viktima është K. M., 34 vjeç i cili fillimisht ka plagosur të dashurën, A. P., me plumb në kokë, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Më pas 34-vjeçari është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur brenda automjetit ku ndodhej çifti.
“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.