Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia i heq patentën gazetarit, pasi i filmoi duke vënë gjoba, AGSH: E papranueshme

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Policia i heq patentën gazetarit, pasi i filmoi duke vënë gjoba, AGSH: E papranueshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Aldo Mustafa është përballur me presion nga Policia e Shtetit teksa po filmonte veprimet e uniformave blu për vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesve të automjeteve në qytetin e Durrësit.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje serioze dhe të pajustifikuar në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.

Sipas AGSH-së, gazetarit i është bllokuar leja e qarkullimit të mjetit me pretendimin se kishte masa administrative të papaguara dhe kthimi i saj është kushtëzuar me ndalimin e raportimit mbi temën që ai po mbulonte.

Reagimi i plotë:

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj gazetarit Aldo Mustafa në qytetin e Durrësit, një rast që përbën ndërhyrje serioze dhe të pajustifikuar në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.

AGSH është vënë në dijeni se gazetari Aldo Mustafa është penguar gjatë ushtrimit të detyrës, teksa po filmonte veprimet e Policisë së Shtetit për vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesve të automjeteve në Durrës. Sipas informacionit të raportuar, punonjës të policisë kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj gazetarit, duke i bllokuar lejen e qarkullimit të mjetit me pretendimin se kishte masa administrative të papaguara dhe duke e kushtëzuar kthimin e saj me ndalimin e raportimit mbi temën që ai po mbulonte.

Kjo sjellje përbën një tentativë të qartë presioni dhe shantazhi ndaj një gazetari në ushtrim të detyrës, duke cenuar rëndë të drejtën për informim dhe duke shkelur parimet themelore të lirisë së medias, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare ku vendi ynë është palë.

Pavarësisht presionit, gazetari Aldo Mustafa ka këmbëngulur në të drejtën e tij për të vijuar raportimin, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbime mbështetëse të Policisë së Shtetit, duke e përshkallëzuar më tej situatën.

Nga të dhënat paraprake, kjo ngjarje jo vetëm që përbën shkelje të rëndë të lirisë së informimit, por ngre dyshime serioze për konsumimin e veprimeve me elementë penalë nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje të menjëhershme Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për të sqaruar publikisht dhe në mënyrë transparente të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje. Njëkohësisht, AGSH kërkon nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisjen e menjëhershme të hetimeve administrative dhe penale, duke marrë parasysh se në këtë incident dyshohet se janë përfshirë edhe drejtues të strukturave policore.

AGSH rithekson se çdo formë presioni, intimidimi apo pengese ndaj gazetarëve në ushtrim të detyrës është e papranueshme dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.”

Previous Post

Kodi i ri Penal: Burg nëse bën seks kur udhëton jashtë Shqipërisë

Next Post

Çfarë ndodhi në BBVK? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

Next Post
Çfarë ndodhi në BBVK? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

Çfarë ndodhi në BBVK? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al