Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia e Londrës shpall në kërkim Ilir Kumbaron, ish-zyrtarin e SHIK

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Policia e Londrës shpall në kërkim Ilir Kumbaron, ish-zyrtarin e SHIK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 2011 ka humbur çdo gjurmë, ndërsa në Shqipëri, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 15 vite burg në një proces që kishte të bënte me zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, një nga çështjet më të mistershme të tranzicionit shqiptar.

Bëhet fjalë për Ilir Kumbaron, ish-kreun e zyrës së SHIK të Tiranës, para vitit 1997, gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede, një prej më të besuarve të Sali Berishës, që në atë periudhë mbante postin e Presidentit të Republikës.

Së fundmi, Policia në Londër ka vendosur ta shpallë në kërkim Kumbaron, që është zhdukur pa gjurmë prej 2011, kohë kur një Gjykatë në Britaninë e Madhe do të vendoste nëse ai do të ekstradohej ose jo në Shqipëri, ku po zhvillohej gjyqi ndaj tij dhe disa të dyshuarve të tjerë.

Prej asaj kohe, Kumbaro humbi çdo gjurmë, edhe pse në shtypin e kohës raportohej se ai monitorohej përmes një byzylyku të vendosur nga autoritetet britanike.

Apeli i Policisë së Londrës shoqërohet me një foto të ish zyrtarit të rëndësishëm të SHISH kur ai u prangos në shtator 2008 për qëllim ekstradimi në Shqipëri, raporton TCH, ndërkohë që në skedën e publikuar thuhet se ai është sot 70 vjeç.

“Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi”, thotë Metropolitan Police.

Kërkimi ndaj Kumbaros sot bëhet për veprën penale të emigracionit të paligjshëm, pra për faktin se ai ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë i SHIK të para 1997-ës ndodhet ende në ishull, por Policia e Londrës e ka përfshirë në listën e personave të kërkuar.

“Lloji i krimit: vepra penale të imigracionit të paligjshëm

Emri i të dyshuarit: Ilir KUMBARO

Urdhër arresti evropian i lëshuar në vitin 2011 për veprën penale të Torturës dhe Rrëmbimit të Personit”, thuhet në njoftimin e publikuar.
I dënuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës/ Policia e Londrës

Ndaj Kumbaros janë ngritur akuza se ka urdhëruar rrëmbimin e më torturimin e Remzi Hoxhës, i cili është zhdukur prej 1995-ës, kohë kur sipas raportimeve, u mor forcërisht nga persona civilë dhe më pas u zhvendos në bazën e SHIK në Kune Vain të Lezhës.

Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga zyrtarët e SHIK në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë.

Bashkë me Remzi Hoxhën, u rrëmbyen edhe Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj. Lidhur me ngjarjen ka pasur aludime të shumta, ndërsa për krimin nuk u hodh kurrë dritë, edhe pse ka pasur dëshmi dhe kërkesa të shumta nga familjarë të të zhdukurit.

Tags: Ilir KumbaroLodnerne kerkimSHIK
Previous Post

Champions/ Një gol në shtesë, van Persie ‘gjunjëzon’ Mourinhon! Fitojnë Benfica e Brugge

Next Post

Kosovë/ U gjet i groposur 1 km larg banesës së tij, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

Next Post
Kosovë/ U gjet i groposur 1 km larg banesës së tij, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

Kosovë/ U gjet i groposur 1 km larg banesës së tij, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al