Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga vizita e tij në Athinë, ku shfaqet i rrethuar nga disa të rinj shqiptarë që kërkojnë foto dhe video me të.
“Rrethim i befasishëm shqiptarësh në Greqi”, shkruan Rama krahas videos.
Vizita e Ramës në Greqi përfshiu edhe një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe. Megjithatë, vëmendja në rrjetet sociale u përqendrua më shumë te videoja dhe reagimet që ajo nxiti.
Në Facebook, ndjekës të shumtë reaguan me tone kritike, duke vënë në pikëpyetje entuziazmin e të rinjve në video.
Disa prej komenteve më të spikatura përfshinin debate mbi emigracionin, raportin e diasporës me politikën shqiptare dhe perceptimin ndaj qeverisjes.
Ja disa prej tyre:












