Një ngjarje është regjistruar gjatë natës së kaluar në Elbasan, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas autoriteteve policore, dyshohet se viktima ka qenë duke i vendosur lëndë eksplozive automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç.
Aksidentalisht dyshohet se lënda eksplozive i ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, ai nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”.