Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plazhet i kanë marrë privatët/ Gonxhja bën tender 1.2 milionë Euro për pastrimin e tyre

Editor by Editor
June 6, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Plazhet i kanë marrë privatët/ Gonxhja bën tender 1.2 milionë Euro për pastrimin e tyre
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Heqjen e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara nga Ministria e Brendshme dhe kalimin e saj në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Edi Rama e paraqiti si një akt për të shmangur korrupsionin masiv që shoqëronte këtë agjenci.

Por në realitet, ai thjesht ia hoqi atë “çakajeve” të Ministrisë së Brendshme dhe, prej datës 1 mars 2024, tenderët e posaçëm që kryhen në emër të Kryeministrisë, ministrive dhe shumë institucioneve të tjera ia kaloi ministrit të tij të preferuar, Blendi Gonxhja, duke i dhënë dorë të lirë mbi një burim të ri për vjeljen e fondeve publike. Një nga këto tenderë është ai për pastrimin e plazheve në territorin e gjashtë bashkive, ndarë në dy lote dhe zhvilluar me dy procedura të ndara.

Loti i parë ka një vlerë prej 260 mijë euro me TVSH dhe ka si objekt pastrimin e plazheve në territorin e Bashkisë së Shkodrës, dhënë kompanisë “Alko Impex Construction”. Loti i dytë është në vlerën 1 milion e 40 mijë euro me TVSH dhe përfshin pastrimin e plazheve në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë dhe Fier, dhe është dhënë kompanisë “Fusha sh.p.k.”.

Plazhet i kanë marrë privatët; Blendi Gonxhja bën tender 1.2

Në aspektin formal, sipas ligjit për prokurimet publike, të dy kompanitë kanë aplikuar dhe kanë fituar tenderët përkatësisht me ofertat e tyre. Por ministri Blendi Gonxhja, nën maskën e agjencisë në vartësi të tij, ka zhvilluar një proces tërësisht jashtë kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Së pari, sepse të gjitha bashkitë përkatëse kanë ndërmarrje pastrimi dhe është detyrë e tyre ligjore të pastrojnë plazhet me fondet e veta ose nëpërmjet grandëve të akorduara nga qeveria.

Së dyti, sepse një pjesë e madhe e vijës bregdetare u është dhënë me kontrata përdorimi hoteleve, resorteve dhe operatorëve të lidhur me pushtetin, të cilët, sipas kontratave të lidhura me Ministrinë e Mjedisit dhe bashkitë, janë të detyruar t’i pastrojnë vetë këto hapësira. Pra, kemi një shërbim që ose është i kryer, ose duhet të kryhet nga dikush tjetër, dhe jo nga buxheti i shtetit.

Me këtë manovër, Blendi Gonxhja, i njohur si mjeshtër i pazareve me letra dhe procedura fiktive, ka ndërtuar një skemë të qartë për përfitime dhe shpërblime politike nëpërmjet tenderëve të fryrë e të panevojshëm. Fakti që kjo bëhet për shërbime që janë tashmë të kontraktuara ose të detyrueshme nga përdoruesit privatë të bregdetit, e bën këtë tender një akt të pastër abuzimi me fondet publike. Dhe kur fondet bien në dorë të Gonxhes, historiku ka treguar se ai i trajton si asete private, të kalueshme nëpër kanale të mirënjohura “të larjes” me dokumente të firmosura me emra publikë.

/Pamfleti/

Previous Post

Masa të reja për ndeshjen Shqipëri-Serbi, policia ‘blindon’ hotelin ku do qëndrojë kombëtarja serbe

Next Post

Helmoi fëmijët e Gramshit, firma “Nelsa” merr tender për furnizimin e kopshteve e çerdheve të Tiranës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al