Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Helmoi fëmijët e Gramshit, firma “Nelsa” merr tender për furnizimin e kopshteve e çerdheve të Tiranës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Helmoi fëmijët e Gramshit, firma “Nelsa” merr tender për furnizimin e kopshteve e çerdheve të Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Elbasanit po bën çdo përpjekje për të mbrojtur pronarët e kompanisë “Nelsa Sh.p.k”, e cila helmoi 70 fëmijë në një kopsht shtetëror në Gramsh, duke shpërndarë ushqime të infektuara. Arsyeja kryesore është lidhja e drejtpërdrejtë mes Kryetarit të Bashkisë së Gramshit, Besjon Ajazi, përgjegjësi për kontrollin e ushqimit dhe higjienës, dhe vëllait të tij, Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Ndërkohë, qeveria dhe krerët më të lartë të saj, përfshirë Edi Ramën, ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, e kanë kaluar në heshtje kriminale ngjarjen, duke i shpërblyer për më tepër autorët me tenderë të tjerë publikë.

Në vend që të ndërpritej kontrata me kompaninë që helmoi fëmijë, qeveria vazhdon t’i japë “Nelsa Sh.p.k”-s tenderë të rinj për furnizim me ushqime në kopshte, çerdhe dhe spitale publike. Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 2 qershor 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës ka shpallur fituese kompaninë “Nelsa Sh.p.k” për një kontratë në vlerën e 700 milionë lekëve. Ky vendim skandaloz vjen vetëm pak javë pas ngjarjes në Gramsh dhe provon se pazaret me ushqimin e fëmijëve nuk ndalen, edhe pas rrezikimit të jetëve.

Firma “Nelsa” që helmoi fëmijët e Gramshit; tender

Kompanisë “Nelsa Sh.p.k” i janë dhënë 220 tenderë për furnizime ushqimore në çerdhe, kopshte, konvikte dhe spitale. Pronari real, Nexhmi Balla, i arrestuar më parë për mashtrim dhe korrupsion me tenderët e ushqimeve për burgjet, ka transferuar ligjërisht kompaninë në emër të vajzës së tij, Elsa Kamberi (Balla), duke ruajtur kontrollin mbi biznesin. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të marrë miliona euro nga fondet publike, me bekimin e drejtorëve dhe ministrave të qeverisë “Rama”.

Pas helmimit në Gramsh, në vend që të urdhëronte hetim penal dhe ndërprerje të kontratave, Kryeministri urdhëroi Drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Manush Kullolli, të deklaronte publikisht se ushqimet e shpërndara nga “Nelsa Sh.p.k” ishin të sigurta. Madje, ai kërcënoi publikisht edhe mediat që denoncuan rastin, duke provuar edhe një herë lidhjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë me aferën.

Ky është modeli qeverisës: një pushtet që i shet fëmijët për një tender, një drejtësi që hesht kur vëllai i prokurorit është kryetar bashkie, një autoritet ushqimor që gënjen përpara kamerave dhe një kompani që i “ushqen” me euro të gjithë.

/Pamfleti/

Tags: NelsaNelsa shpk
Previous Post

Plazhet i kanë marrë privatët/ Gonxhja bën tender 1.2 milionë Euro për pastrimin e tyre

Next Post

Shqipëria “blihet” në Gjenevë! Tenderi i dyshimtë që vjen era korrupsion i nivelit të lartë

Next Post
Shqipëria “blihet” në Gjenevë! Tenderi i dyshimtë që vjen era korrupsion i nivelit të lartë

Shqipëria "blihet" në Gjenevë! Tenderi i dyshimtë që vjen era korrupsion i nivelit të lartë

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al