Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një atentati në Barcelonë.
Shqiptari i plagosur është pikasur nga një person i cili ishte duke ecur në shëtitoren e qytetit. Ai ka gjetur shqiptarin e plagosur të shtrirë përtokë.
I plagosuri, i cili ende nuk është identifikuar po thuhet se është një djalë i ri në moshë, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në këmbë.
Shqiptari nuk ka dashur të bashkëpunojë me agjentët dhe nuk ka shpjeguar asgjë se kush e qëlloi dhe çfarë arsyesh kishte për ta bërë këtë.
Hetuesit, duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe kombësinë e viktimës, po punojnë me hipotezën se mund të bëhet fjalë për një incident të ri me armë zjarri që lidhet me një hakmarrje për trafikun e paligjshëm të marijuanës.