Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Piramidat në Myzeqe, thellohen hetimet, bllokohen disa llogari bankare

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Piramidat në Myzeqe, thellohen hetimet, bllokohen disa llogari bankare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me sytë nga hetimet, dhjetëra qindra qytetarë, kryesisht nga Divjaka, Lushnja dhe Fieri, që tentuan të bëhen “milionerë” duke investuar në një platformë mashtrimi, tashmë janë me sytë nga Prokuroria e Fierit nëse mund të rikuperojnë shumat e humbura.

Në një reagim për Faktoje.al, Prokuroria e Fierit tregon për fazat e hetimit, ndërsa konfirmon se kanë sekestruar disa llogari bankare.

“Nga hetimi i deritanishëm është bërë i mundur identifikimi i disa llogarive bankare, për të cilat është marrë vendimi ‘Për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare’ nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vendimi i cili u është njoftuar edhe personave të interesuar”, thotë prokuroria.

Për këtë çështje, shtatë persona kanë masë sigurie, por skema duket të jetë shumë më e thellë, pasi dyshohet se platforma e mashtrimit u kontrollua nga një person ose grup personash jashtë vendit.

Hetimet

Skema e mashtrimit ku shumë qytetarë kishin derdhur nga 1-5 mijë dollarë në një platformën “XUEX”, e cila sugjeronte se funksiononte si kompani investimesh në bursë u tregonte përdoruesve shifra fiktive në gjoja “portofolin digjital” e cila pas çdo klikimi shtonte “vlerat e fitimit”. Një skemë e njohur në disa vende nga të shtëquajturët “mashtrim kompjuterik”, por që në Myzeqe, veçanërisht në Divjakë dhe Lushnjë gjeti shtrirje të gjerë në verën e këtij viti.

 

Denocimi publik nga deputeti i PS-së Erion Braçe për këtë skemë mashtrimi vuri në lëvizje strukturat shtetërore që pas ndërhyrjes arrestuan në vendin tonë shtatë persona, ndërsa hetimet konfirmohen se janë zgjeruar edhe në bashkëpunim me vendet e tjera.

“Aktualisht hetimet vijojnë me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale të personave të përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme. Deri në këtë moment janë kryer një sërë veprimesh hetimore, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e huaja”, thotë prokuroria.

Skema

Platforma “XUEX, ishte krijuar në atë mënyrë që për një kohë të shkurtër të jepte idenë se ishte serioze dhe më pas njëri pas tjetrit të thithnin sa më shumë “investitorë” që në të vërtetë siç rezultoi ishin thjesht të mashtruar duke u përvetësuar shuma të mëdha parash. Aplikacioni i XUEX nuk ekzistonte në App apo Play Store, ai vinte si një aplikacion i bazuar në link, që më pas instalohej në telefon.

Po i njëjti person që i kishte dërguar kodin, e përfshinte klientin në grupin e Telegramit ku ishin të gjithë përdoruesit.

Nga dëshmitë e dhëna nga disa përdorues të saj të cilët humbën shuma të ndryshme kishte dhjetëra mijëra pjesëtarë, mbi 14 mijë kur u bë publike në media.

Hetimet më pas zbuluan se nuk ishte gjë tjetër përveçse një skemë e pastër mashtrimi.

Tashmë prokuroria vijon të marrë dëshmitë e personave që kanë humbur vlera të konsiderueshme monetare, të cilët shpresojnë se mund tu kthehet diçka pas, ndonëse është shumë e vështirë, kjo edhe për faktin se organizatorët e kësaj skeme kanë transferuar vlerat e grabitura në disa llogari bankare në shtete të ndryshme, ose portofole digjitale.

“Deri në këto momente janë paraqitur disa shtetas të cilët kanë bërë kallëzime penale dhe kanë dhënë deklarime në kuadër të këtij hetimi”, thotë Prokuroria e Fierit./ Sebi Alla, Faktoje.al

Previous Post

Rrethohet banesa ku fshihet një person me rrezikshmëri të lartë në Pukë, policia kërkon ndihmën e RENEA-s

Next Post

Fier/ 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Next Post
Fier/ 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Fier/ 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al