Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përse e mban të fshehur Aurora Polo e RTSH-së fituesin e tenderit 9 milionë euro?!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përse e mban të fshehur Aurora Polo e RTSH-së fituesin e tenderit 9 milionë euro?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë më parë, Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar publikoi një listë me 13 emra që garojnë për drejtor të RTSH-së.

Janë disa emra të njëjtë me listën e vjetër, teksa kandidaturat do të dëgjohen me radhë në këtë Këshill, të riemëruar pas skandalit që mbërtheu këtë institucion disa javë më parë.

Por, në të njëjtën kohë që emrat janë në tavolinë, drejtoresha e komanduar Aurora Polo, emri i së cilës nuk është në listë, po vepron në prapaskenë dhe në fshehtësi me supertenderin e denoncuar disa herë nga VoxNews.

Disa javë më parë, Polo urdhëroi që procedura të bëhej me urgjencë, teksa më vonë nxori një tjetër dokument që gjithçka të mbyllej më datë 7 prill 2025.

Por, kur kanë kaluar 10 ditë nga kjo datë, ende nuk ka një njoftim nga RTSH, për shpallje fituesi, shtyrje apo edhe për anulimin e procedurës.

Letrat e ofertave duhet të kenë shkuar te zyra e Polos, ndërsa vendimmarrja e saj është tepër e dyshimtë dhe mund të sjellë një pasojë të madhe në gjithë funksionimin e RTSH-së, pasi vlera e tenderuar është sa 1/3 e të gjithë buxhetit.

Po përse po e mban në sirtar shpalljen e fituesi dhe cilat janë interesat?

Përse e mban të fshehur Aurora Polo e RTSH-së fituesin e tenderit

Faksimile: Tenderi ka një vlerë mbi 9 milionë euro dhe duhej të mbyllej më datë 7 prill 2025

Redaksia e VoxNews ka ndjekur në vijimësi këtë super tender, teksa ka dyshime të mëdha se kjo është afera e fundit e Polos para largimit.

Por, më e pakuptimtë duket mosveprimi i Këshillit Drejtues, atij që iku dhe të riut, teksa gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka nxjerrë një vendim për t’a penguar.

Ose në lojë do të jenë emra oligarkësh, ata të cilët i hëngrën “kokën” ish-drejtorit Thoma Gëllçi, ose të gjithë janë vënë në “rresht” nga Polo, me profesion inxhiniere dhe e punësuar njëkohësisht në disa institucioneve.

Duket se, vonesa në shpalljen e fituesit mund të jetë edhe një luftë influencash mes firmave pjesëmarrëse, pasi koha e ka treguar se çdo qindarkë e harxhuar për këtë televizion shkon në xhepat e firmave dhe njerëzve me lidhje të ngushta me politikën apo edhe me vetë drejtuesit e RTSH-së.

Disa javë më parë, redaksia jonë denoncoi se afati i fundit për afërtat në këtë tender ishte data 7 prill 2025. Kjo datë ka kaluar, teksa nuk ka asnjë njoftim për fituesin, shtyrjen apo anulimin.

Gjithçka në heshtje, pasi Polo mund të ketë marrë ndonjë vendim dhe askush s’është në dijeni.

Por, pikëpyetja e madhe është mosveprimi i çdo organi që kontrollon RTSH-në, organe të cilat deri më tani s’e kanë ndaluar këtë procedurë.

Tenderi ka si objekt “blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e shpërndarjes DVB-T2” për 48 muaj.

Përse e mban të fshehur Aurora Polo e RTSH-së fituesin e tenderit

Në dokumente përcaktohet se rrjeti i DVB-T2 i RTSH, është i ndërtuar nga “Head End, i cili ndodhet në RTSH”.

“Kjo pagesë bazohet në kontratën për shërbimin e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVBT2, lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së dhe shoqërisë ‘Rohde & Schwarz, në një periudhë 4 vjeçare nga 1 marsi 2021, në vlerën 8.795.962 euro, me vlerë vjetore 2.1 milionë euro, mujore në vlerën 183.250 euro” thuhej në dokumente.

Klanet e drejtimit të RTSH-së, duket se i shërbejnë më shumë buxhetit dhe jo përmbajtës.

Asnjë prej drejtorëve të fundit nuk është kujdesur për programin televiziv, përmbajtën e tyre por për mënyrën se si t’i harxhojnë ato para’.

Sipas dokumenteve, buxheti vjetor i Radio Televizionit Shqiptar është plot 28 milionë euro.

Një shifër e frikshme për një televizion, por fryrja e kostove të tenderëve, marrja në punë e njerëzve dhe shpenzimet e tjera kanë sjellë këtë buxhet.

Në RTSH punojnë plot 976 punonjës, teksa sipas drejtorisë duhet 1041 punonjës. Pagat e tyre arrijnë në 11 milionë euro.

©CopyrightVoxNews

Tags: Aurora PoloKëshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit ShqiptarKëshillit DrejtuesThoma Gëllçi
Previous Post

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

Next Post

VIDEO/ Vota e diasporës, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

Next Post
VIDEO/ Vota e diasporës, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

VIDEO/ Vota e diasporës, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al