Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fatura e sherrit personal mes kryemnistrit Edi Rama dhe biznesmenit italian Francesco Becchetti nuk ka të mbaruar dhe vetëm rëndohet. Ministria e Financave zbuloi se vetëm fatura e avokatëve që shteti shqiptar ka përdorur në konfliktin me Becchettin ka arritur në shifrën tronditëse 10.26 milionë euro.

Sipas dokumentave të Financave, deri më tani buxheti i shtetit ka likujduar plot 6 milionë euro për studiot avokatore që kanë përfaqësuar Shqipërinë në proçeset gjyqësore të arbitrazhit për këtë konflikt, ndërkohë që mbeten për t’u paguar edhe 4.2 milionë euro të tjera si detyrime.

Këto janë vetëm paratë që qytetarët kanë paguar për avokatët që kanë mbrojtur qeverinë në konfliktin me Becchettin dhe nuk përfshijnë dënimin 110 milionë eurosh, që Gjykata e Arbitrazhit dha kundër Shqipërisë për këtë çështje.

Ndonëse qeveria ka tentuar disa herë ta anullojë dënimin në apele dhe gjykata të tjera përtej arbitrazhit deri më tani ka dështuar gjithmonë.

Rasti më i fundit ishte muajin e kaluar në Francë, ku qeveria shqiptare tentoi të anullojë dënimin në Gjykatën e Apelit të Parisit, por Gjykata e hodhi poshtë kërkesën me argumentin se nuk ka fuqi ligjore të rrëzojë një vendim arbitrazhi.

Ndërkohë biznesmeni italian ka bllokuar prej vitesh të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore. Sipas të dhënave nga Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon hapësirën ajrore të Shqipërisë, deri në fund të vitit 2024, shuma e bllokuar e këtyre të ardhurave në Bruksel është 13.7 miliardë lekë ose rreth 145 milionë euro.

Informacionet për këtë çështje mbeten konfidenciale dhe nuk dihet saktë nëse Becchetti i ka konfiskuar përfundimisht këto para. Disa media të huaja kanë raportuar se përmbaruesit e biznesmenit italian i kanë marrë paratë, por qeveria e mohon këtë duke pranuar vetëm se ato janë të bllokuara në llogari.

Pavarësisht kësaj, qytetarët shqiptarë kanë paguar nga taksat e tyre mbi 70 milionë euro për të shpëtuar nga falimentimi Albcontrolin, para të cilat fillimisht u dhanë si hua nga qeveria, por më pas u transeruan si transfertë kapitale e veçantë nga fondi i investimeve. /Kapitali.al

Tags: biznesmenit italian Francesco Becchettibuxhetedi ranmakonflik
Previous Post

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Next Post

Alarm ushqimor në Shqipëri/ Tërhiqet nga tregu supa e ngrirë italiane, e gjithë sasia ishte shitur

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atentati te Komuna e Parisit, viktimë një 45-vjeçar

Atentati te Komuna e Parisit, viktimë një 45-vjeçar

October 20, 2026
Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, qëllohet një makinë në ecje

Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, qëllohet një makinë në ecje

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al