Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete u përplasen me njëra tjetrën pranë kryqezimit të “Markatomajve”.
Burime në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur pasagjerja në mjetit tip ‘Fiat’, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.