Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin Fushë Krujë-Thumanë.
Dy automjete, një mjet tip Mitsubishi dhe një tip Opel, janë përplasur në fshatin Derven. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona.
Mësohet se të plagosurit janë nisur për mjekim drejt Spitalit të Traumës. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar.