Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria sot është sërish nën ujë. Nuk është hera e parë. Nga Vlora në Nënshkodër, Gjirokastër e Sarandë, Kurbin etj., të njëjtat pamje përsëriten vit pas viti. Lumenj që dalin nga shtrati, fshatra që izolohen, ekonomi familjare që zhyten në krizë me reshjet e para.

E megjithatë, Shqipëria, edhe pse vend që renditet në çdo hartë evropiane të risqeve si një nga më të ekspozuarit ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, tërmeteve dhe zjarreve, qytetarët e saj po vazhdojnë të paguajnë më pak se kushdo tjetër në kontinent për sigurinë financiare nga risqet natyrore.

Ky kontrast është alarmues: shqiptarët jetojnë në një territor të rrezikuar si pak vende të tjera në Europë, por mbrohen financiarisht më pak se pothuajse kushdo tjetër.
Ndërsa natyra po bëhet gjithnjë e më agresive, mbrojtja financiare nga pasojat e saj po bëhet gjithnjë e më e dobët. Kjo qasje është saktësisht ajo që nuk do të duhej ndjekur, ndaj këto radhë synojnë të sjellin sadopak ndërgjegjësim me kah të kundërt: më shumë sigurim, sepse risqet janë bërë më të pranishme.

Gjysmë milionë shqiptarë të prekshëm

Shqipëria nuk mund të mburret me “300 ditë diell” kur ndryshimet klimatike rrezikojnë frytet e tyre dhe kërkojnë më shumë vigjilencë, parandalim dhe kulturë sigurimi. Tërmeti i vitit 2019 tregoi se sa të pambrojtur jemi: 51 viktima, qindra të plagosur dhe mbi 1 miliard euro dëme. Edhe përmbytjet, nga nëntori në prill, mbeten një kërcënim i përvitshëm, veçanërisht për Ultësirën Perëndimore, duke rrezikuar jetën e mbi gjysmë milioni qytetarëve dhe një të tretën e ekonomisë së vendit.

Lumenjtë me prurje të mëdha si vendbashkimi Drinit me Bunën në të ashtuquajturin Baseni Drinë-Bunë, Vjosa, Mati dhe Semani e bëjnë këtë zonë veçanërisht të ekspozuar, ndërsa shpyllëzimi, ndërhyrjet në shtretër, ndërtimet pa kriter dhe menaxhimi i dobët e rrisin më tej riskun. Përmbytjet nuk janë një lajm sezonal, por një kërcënim që kërkon përgjegjësi dhe veprim nga të gjithë.

Rëndësia e sigurimeve

Në këtë realitet, sigurimet nuk janë më opsion dytësor, por mjeti më i sigurt për t’u mbrojtur financiarisht nga përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore. Sigurimi i banesës, biznesit apo pasurive të tjera ul pasiguritë ekonomike dhe shmang goditjen e rëndë që një ngjarje ekstreme sjell në buxhetin e familjeve dhe kompanive.

Një policë sigurimi garanton kompensim të shpejtë dhe rikthim më të lehtë në normalitet, edhe në skenarët më të vështirë. Rritja e mbulimit ul barrën mbi financat publike, pasi shteti nuk mund dhe nuk duhet të mbulojë çdo dëm. Shembulli i fundit mes Francës dhe Spanjës e tregon qartë: atje ku niveli i sigurimeve është më i lartë, rikuperimi financiar është shumë më i shpejtë dhe nevoja për ndërhyrje shtetërore shumë më e vogël, si në rastin e Francës.

SIGAL Insurance Group si mundësi

Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit zyrtar të AMF, një e katërta e të gjitha dëmeve të paguara nga sektori i sigurimeve në Shqipëri mbulohen nga SIGAL IG. SIGAL paguan po ashtu 40.39% të të gjitha dëmeve të tregut të sigurimeve në pronë, konkretisht 164,798,000 lekë.

Megjithëse qytetarët po paguajnë më pak për të siguruar pronat nga rreziqet e zjarrit dhe katastrofave, vetëm në vitin 2025 SIGAL IG ka paguar 50.93% më shumë dëme në pasuri për klientët e saj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në SIGAL IG, për 0.04% të shifrës së siguruar, mund të sigurohet edhe përmbytja edhe rrëshqitja e dheut si sigurim. Për rreth 1 euro metri katror mund të sigurohet prona nga zjarri dhe rreziqe të tjera natyrore në police.

Anomalia në shifra

Nga ana tjetër, në tregun e sigurimeve vërehet një fenomen shqetësues: shqiptarët kanë paguar vetëm 407,985,000 lekë për sigurimet ndaj zjarrit dhe katastrofave natyrore në vitin 2025, një shifër që shënon një ulje prej 10.37% krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit paraardhës.

Kjo ulje është në kontrast të plotë me realitetin, sidomos kur Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Europë ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, tërmeteve dhe zjarreve.

Ndaj pikërisht këtu duhet vënë alarmi: Shqipëria është më e rrezikuar, katastrofat natyrore po sjellin më shumë dëme; si rrjedhojë, shqiptarët duhet të sigurojnë më shumë pronën, banesën dhe biznesin e tyre.

Previous Post

Grup i strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 persona

Next Post

E moshuara u zhduk nga përmbytjet, vijojnë kërkimet prej më shumë se 12 orësh në Korçë

Next Post
E moshuara u zhduk nga përmbytjet, vijojnë kërkimet prej më shumë se 12 orësh në Korçë

E moshuara u zhduk nga përmbytjet, vijojnë kërkimet prej më shumë se 12 orësh në Korçë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al