Policia ka dhënë detaje nga djegia e 4 autobusëve në ish-parkun në Lushnjë, ku 3 prej tyre u shkrumbuan plotësisht.
Blutë informojnë se zjarri ka rënë aksidentalisht në një autobus të parkuar dhe për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve Verion Zoga, Bektash Muça dhe Gëzim Berisha.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Gafurr Muço” në vendin e quajtur “ish-parku i autobusave”.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusave”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M..
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.