Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy çerrat e Bishqethëmit ia hipin tenderit 2.6 milionë euro me hajdutin Eral Myftaraj, firmos ‘ustallesha’ Arlinda Pogaj

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dy çerrat e Bishqethëmit ia hipin tenderit 2.6 milionë euro me hajdutin Eral Myftaraj, firmos ‘ustallesha’ Arlinda Pogaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një firmë nga fshati Bishqethem ka fituar një tender të majmë për rikonstruksionin e Spitalit Lushnje. Ka dyshime të forta se e gjithë procedura është paracaktuar, pasi nga 12 firma në garë plot 11 janë skualifikuar, duke ia dhënë aforfe të gjithë shumën kësaj firme, e cila kohët e fundit është favorizuar edhe në procedura të tjera, jashtë qytetit të Lushnjes.

Ka dyshime se pas vëllezërve Aldi dhe Anea Llazi, të cilët kanë nga 50 % të aksioneve të firmës “LLAZO”, janë edhe politikanë me lidhje të forta në qarkun e Fierit apo edhe deri sipër në qeveri. Këto lidhje i kanë ndihmuar që të fitojnë lehtësisht para publike, madje me procedura tepër të dyshimta, megjithëse edhe SPAK-u ka hetuar.

Por, të skualifikosh të gjitha ofertat e tjera, që ishin jo pak dhe nga firma të mëdha, dhe t’ia japësh tenderin kësaj firme, do të thotë se këto lidhje e kanë bërë firmën të “paprekshme”.

Madje, në vitet e fundit ka marrë nga buxheti i shtetit dhjetëra-qindra miliona euro, për punë kryesisht ndërtimi.

Faksimile: Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara që shpall firmën “Llazo” fitues të tenderit 2.5 milionë euro për rregullimin e Spitalit të Lushnjes

Në datën 25 prill 2025, sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, shpalli firmën “Llazo” fitues të tenderit 2.5 milionë euro për rregullimin e Spitalit të Lushnjes.

(Operatori i Blerjeve të Përqendruara drejtohet nga Arlinda Pogaj, e njohur si ‘ustallesha’ e tenderave. Pogaj ka firmosur dhjetëra milionë euro tendera për trafikantë droge, bosë prostitucioni, anëtarë të organizatave kriminale, tendera me pazar në tavolinë, me letra false, me procedura të manipuluara etj. Duket se nuk do të jetë e largët dita kur Pogaj të zhvendoset me ‘zyrë’ në burgun e Pogradecit).

Firma me seli në Bishqethem, në rrugën e Këmishtajt në Lushnje do të bëjë 89 % të punimeve, teksa ka si ortake me 11 % të punimeve firmën “METEO” nga Elbasani. Këto firma kanë edhe një subjekt mbështetës, firmën “IMPACT”, nga Tirana. (Pronari i firmës Meto është Eral Myftaraj, prestanome i një figure të krimit të organizuar në Elbasan, sekser dhe manipulator tenderash).

Objekti i tenderit ishte “rikonstruksion i Godinës Qendrore Spitali Lushnje”, me afat 13 muaj sipas grafikut të punimeve. Teksa garuan plot 12 firma, me oferta të ndryshme. BOE e parë “AIDA” dhe “PEPA GROUP” ofruan 259 milionë lekë, “C O L O M B O” dhe “AGI KONS” 284 milionë, apo edhe “ALB TIEFBAU” që ofroi 239 milionë lekë.

Firma “ED KONSTRUKSION” ofroi 326 milionë, “BE-IS” 278 milionë apo edhe “KEVIN CONSTRUKSION” që ishte bashkë me “ALKO IMPEX” të Arbër Abazit që ofruan 276 milionë lekë.

Faksimile: Nga 12 firma në garë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara skualifikoi plot 11 të tilla

Firma e 7-të në garë ishte “ULZA” me ofertë 326 milionë, “ALBA KONSTRUKSION” me vlerë 226 milionë dhe e 9-ta në garë ishte firma “LLAZO” me vlerë 261 milionë. Nëse do të shohim emrat e firmave, janë ajo që fitojnë gjithmonë tendera ndërtimi.

Madje, disa prej këtyre firmave kanë ofruar shumë herë më pak sesa fituesit.

Ofertë pati edhe firma “G.P.G. COMPANY” që ishte bashkë me “SENKA” apo”4 A-M” me vlerë 244 milionë. Firma e 11-të ishte “DESARET COMPANY” me vlerë 243 milionë dhe e fundit “Frontier Construction” me vlerë 0 lekë!

Faksimile: Nga 12 firma në garë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara skualifikoi plot 11 të tilla

Pas 12 ofertave, OBP ka skualifikuar plot 11 të tilla. Madje, emrat e firmave janë nga më të mëdhatë, që fitojnë lehtësisht tendera në institucione dhe që shpeshherë favorizohen në disa institucione.

Faksimile: Nga 12 firma në garë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara skualifikoi plot 11 të tilla

Duket se “lufta” e brendshme e mazhorancës, tashmë para zgjedhjeve, ka sjellë edhe influencën brenda saj, aq sa veprojnë hapur, siç është edhe rasti i mësipërm! / Vox news

Tags: Aldi dhe Anea LlaziDy çerrat e BishqethëmitEral Myftarajkompanilushnjetender
Previous Post

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Next Post
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

July 21, 2026
Sherr me sende të forta në plazhin e Golemit, arrestohen dy punonjës pas konfliktit me turistët turq

Sherr me sende të forta në plazhin e Golemit, arrestohen dy punonjës pas konfliktit me turistët turq

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al