Një “Range Rover”është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen Dunavat të Gjirokastrës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një mjet tip Range Rover, ku zjarri ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht në pjesën e motorit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti një automjet zjarrfikës me tre efektivë, të cilët ndërhynë në kohë duke hedhur ujë për izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit.
Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar