Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pëllumbesha dhe Zefi, falsifikuan dokumentet dhe morën 2.2 milion euro, kompanitë që çuan në SPAK kreun e Prokurimeve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shkelje me tenderin 2.3 mln €, GJKKO vendos masë sigurie për kreun e KPP, pezullohet nga detyra
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të hënën më 30 qershor vendimmarrjen e gjykatës për pezullimin nga detyra të kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, Jonaid Myzyri, si dhe detyrimin e tij për tu paraqitur në policinë gjyqësore, pasi është marrë i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara. Në njoftim thuhet se shqyrtimi i procedurës nga ana e ARRSH ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik, nuk i ka marrë në konsideratë.

SPAK thote se objekti i këtij hetimi ka qenë procedura e prokurimit me emërtimin: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milioë lekë pa tvsh, e zhvilluar më datë 18 shtator të vitit 2020 nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH.

Por kush janë dy kompanitë që dyshohet se u favorizuan nga Komisioni?

SPAK thotë se ky Komision, në kundërshtim me ligjin ka favorizuar bashkimin e kompanive AEK MUNELLA dhe DRINI-1, të cilat e kanë fituar tenderin 2.2 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara. Në këtë proces ka pasur ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i cili është skualifikuar nga KPP me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale. Në vendimin për skualifikim, thuhet se autoriteti kontraktor duhej ta refuzonte këtë operator për shkak të “riskut të lartë për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore”.

 

DRINI-1 sipas kërkimeve në QKB ka si administrator, Pellumbesha Martinin. Kjo kompani për të cilën SPAK thotë se ka bërë falsifikim dokumentesh për të përfituar fondin, rezulton se ka marrë, 29 Kontrata Publike. Por si ka arritur ti marrë kjo kompani këto kontrata? A ka abuzuar edhe me këto kontrata miliona euroshe? Këtë më së mirë do ti përgjigjet Prokuroria e Posacme SPAK që si duket ka future në lupë këtë kompani.

 

 

Ndërkohë AEK MUNELLA (Ish AEK), është kompania tjetër falsifikatore, që bashkë me DRINI – 1 kanë marrë tenderin, prej 2.2 milion eurosh duke mashtruar haptazi, për të cilën si duket Jonaid Myzyri po shkon drejt burgut. Kjo kompani është në administrim të Zef Kaza. Edhe kjo kompani rezulton se ka marrë 25 Kontrata Publike, për të cilën SPAK duhet të hetojë mënyrën e përfitimit dhe nëse kemi apo jo të bëjmë me një sjellje të përsëritur pra të falsifikimit të dokumenteve për të manipuluar proceset e tenderimeve.

 

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt,janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica. Jonaid Myzyri e mori detyrën në vitin 2020. Komisioni i Prokurimeve Publike përbëhet nga 5 anëtare, nga të cilët një kryetar dhe një tjetër nënkryetar. Kryetari dhe anëtarët e KPP emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Të akuzuar për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim:

-Vilma Zhupaj

-Lindita Skeja

-Merita Zeqaj

-Enkelejda Bega

-Vladimir Hodaj

-Marjana Hasani

-Gerald Adhiaj

-Jonaid Myzyri

Këta persona akuzohen për shkelje të ligjit gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave në procedurën e prokurimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e tenderit.

Të akuzuar për “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”:

-Mehdi Lala

-Ndoc Kulla

-Ardian Kaza

Previous Post

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Next Post

I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C

Next Post
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C

I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al