Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ndërhyrjet e IKMT-së në zonat turistike, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dyfishtë të ligjit dhe mbrojtje selektive të ndërtimeve në varësi të lidhjeve me pushtetin.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, u ndal te shembjet në Theth, ku sipas saj banorët kanë ndërtuar mbi prona private të nxitur nga premtime për legalizim dhe zhvillim të turizmit malor.

Sipas PD-së, reagimi shtetëror ndaj tyre ishte i dhunshëm dhe përjashtues, duke injoruar kontributin e qytetarëve që kishin investuar për jetesën në zonë.

Krahasuar me këtë situatë, PD sjell shembullin e një hoteli në zonën e Currilave, Durrës, për të cilin pretendohet se është në pronësi të familjarit të një drejtori në bashki, që sipas saj nuk është prekur nga asnjë institucion kontrolli.

Partia Demokratike thekson se ndonëse janë denoncuar prej kohësh raste të ndërtimeve të paligjshme në zona të tjera si Spitallë, Porto Romano dhe Shën Vlash, këto nuk janë bërë objekt hetimi nga SPAK apo IKMT.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike dënon me forcë veprimet  arbitrare dhe të padrejta të qeverisë ndaj banorëve të Thethit, të cilët, të nxitur nga premtimet publike të Kryeministrit Edi Rama për legalizime dhe mbështetje ndaj turizmit malor, ndërtuan me mund dhe sakrificë në pronat e tyre private.

Përgjigjja shtetërore ndaj kësaj iniciative qytetare ishte një akt i dhunshëm, shembja e investimeve dhe mohimi i së drejtës për të zhvilluar jetesën dhe turizmin në zonat malore të Shqipërisë.

Por për të kuptuar më mirë këtë akt të pastër hipokrizie, mjafton të zhvendosemi për pak në Durrës, diku në plazhin e Currilave.

Hoteli që po ndiqni në këto pamje ndodhet në plazhin e Durrësit  dhe është në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës. Pronari  i Hotel Villa Tramonto, me adresë në Durrës dhe në Jonufër Vlorë është Edvald Iljazaj, vëllai i Ardian Iljazaj, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë se Ardian Iljazaj, ish-Drejtor i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, pasi u shkarkua nga Edi Rama live dhe u arrestua nga policia për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit gradohet si Drejtor Shërbimesh në bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, biznesi i familjes së tij lulëzon në mes të Durrësit, pa asnjë shqetësim nga IKMT apo organet e drejtësisë edhe pse ndërtimi është futur pothuaj brenda në det. Ky është standardi i dyfishtë i qeverisë Rama: qytetarët e zakonshëm, veçanërisht ata që nuk janë të lidhur me pushtetin, përndiqen dhe ndëshkohen: ndërsa klientela e qeverisë mbrohet dhe shpërblehet.

Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht ndërtimet sidomos së fundmi lejet në këmbim të votave në zona si Spitallë, Porto Romano, Kënetë, Shën Vlash e të tjera në Durrës, por këto raste nuk janë objekt hetimi për SPAK, IKMT apo asnjë institucion tjetër.

Kjo sepse në Shqipërinë e Edi Ramës, ligji aplikohet vetëm kundër qytetarëve që nuk i shërbejnë interesave të tij. Sepse Edi Rama shfaqet se është vet ligji, është IKMT, është policia, është prokuroria është SPAK-u është drejtësia, është media, është ekzekutivi.

As nuk mban ndonjë keqardhje as shfaq ndonjë interes për ata qytetarë që kanë investuar jetën e tyre në projekte si ato në Theth, që i kanë ndërtuar me borxhe dhe përkushtim, duke besuar në premtimet e tij boshe.

Në fakt për ne asnjë habi… të gjitha këto i ka paralajmëruar prej kohësh lideri i opozitës professor Doktor Sali Berisha. Koncepti i Ramës nuk është ai në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por e kundërta. Kjo është arsyeja pse IKMT nuk shkon në Currilat e Durrësit, ku zaptohen pa frikë plazhet.

Previous Post

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

Next Post

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

Next Post
Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

September 15, 2026
Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al