Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD, oligarkët dhe një shoqëri që ngrihet duke i ra samarit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
PD, oligarkët dhe një shoqëri që ngrihet duke i ra samarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ted Kopliku/

Histeria kolektive për të kryqëzuar PD-në për çdo gjë është e rrezikshme. Është impotenca e një shoqërie që rrezikon të humbasë peshën dhe rolin e saj.

Kur përfaqësuesit e PD-së çirreshin se do të vijmë në një ditë që s’do të ketë asnjeri fuqinë të çohet për askënd, na qeshnin, na kritikonin apo na injoronin. Historia e pastorit gjerman në periudhën naziste u bë banale dhe s’tërhiqte vëmendjen e askujt.

Në pamundësi për t’u marrë me gomarin që po zhbën Shqipërinë, i biem samarit. “Fajin e ka opozita” dhe ndërrojmë krah për të vazhduar gjumin letargjik të një shoqërie që po humb rolin e saj.

Protesta për sistemin e ngritur nga regjimi i antishqiptarit Rama bëhet në Tiranë. PD ka vite që e jep si të vetmen zgjidhje. Mospërgjigjja ndaj protestave kombëtare dhe mosbindjes civile na ka sjellë këtu. Nuk bëhen protesta me 30 veta ndër gardhe. Nuk janë origjina e problemit as këta vagabondë me maska, as telat me gjemba, por KM i Gys Agasit në Tiranë.

Çdo protestë është legjitime, por PD s’mund ta kthejë në çështje kombëtare çdo padrejtësi (që në Shqipëri janë të pafundme) dhe, në pamundësi të kësaj, të rrimë me gozhda në duar për ta kryqëzuar PD-në.

Muhabetet e tjera me oligarkë e me heshtjen e opozitës janë përralla për të shkarkuar pamundësinë për t’i rënë gomarit. PD e ka bërë përherë betejën e saj.

Duhet të kuptojmë se deri ku shkon detyra e një partie. Ne kemi, si shoqëri, urrejtje për të pasurit. Në fakt, ata që quhen rëndom oligarkë janë njerëz që janë në treg prej viteve ’90 dhe kanë ndërtuar pasuri, kanë dhjetra biznese e mijëra të punësuar sot. Oligarkët e vërtetë dihet kush janë.

Këta oligarkët-star, për të cilët flasim shpesh, një parti politike u del përballë kur marrin para publike dhe këtë PD e ka bërë këto 13 vite. S’po them se nuk ka ceduar kurrë askund, por PD ka bërë dhe bën, që kur ekziston, shumë më tepër se i takon, dhe është shumë më para se shoqëria në tërësi, që i është dorëzuar patronazhimit dhe nënshtrimit.

Të gjitha copat e Shqipërisë që po falen sot nuk janë dhënë me firmën e funksionarëve të PD-së, as nën qeverisjen e PD-së. Zonat e mbrojtura nuk e humbën statusin nën drejtimin e saj; përkundrazi, shumica janë njohur si të tilla në kohën kur PD udhëhiqte vendin.

Një shoqëri e shëndetshme nuk e humbet kohën duke kërkuar fajtorë të rremë. Ajo ka guximin të identifikojë burimin e vërtetë të problemeve dhe të përballet me të. Vetëm kështu mund të dalë nga apatia dhe të rimarrë rolin e saj në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe interesit publik.

Previous Post

Votimet në Kuvendin Kombëtar të PD, shpallet lista e emrave fitues për anëtarë të Këshillit

Next Post

Pse disa njerëz ndihen vazhdimisht të pakënaqur edhe kur ‘kanë gjithçka’?

Next Post
Pse disa njerëz ndihen vazhdimisht të pakënaqur edhe kur ‘kanë gjithçka’?

Pse disa njerëz ndihen vazhdimisht të pakënaqur edhe kur 'kanë gjithçka'?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata vendos për 22 të arrestuarit në protestat e Durrësit, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje

Gjykata vendos për 22 të arrestuarit në protestat e Durrësit, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje

October 18, 2026
Protestat në Tiranë, përfundojnë në Spitalin e Traumës një 15-vjeçar, një gazetare dhe një efektiv policie

Protestat në Tiranë, përfundojnë në Spitalin e Traumës një 15-vjeçar, një gazetare dhe një efektiv policie

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al