Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD: 38 milionë euro e IPARD për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
PD: 38 milionë euro e IPARD për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Koordinatorja e departamenteve në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, akuzoi qeverinë se një pjesë e fondeve IPARD, të destinuara për mbështetje të bujqësisë, përfunduan për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve, në vend që të shkonin për serat apo stallat e bagëtive.

Bardhi tha se sipas të dhënave të publikuara në emisionin Plug, nga 93 milionë euro të akorduara nga Bashkimi Europian, një pjesë e konsiderueshme u përdor nga individë të lidhur me pushtetin dhe, sipas PD, edhe me grupe kriminale.

Deklarta e plotë:

Të dhënat e bëra publike dje në emisionin “Plug”, treguan edhe një herë hajdutërinë e “qeverisë Rama” nga inceneratorët te rrugët e deri te ‘bagëti e bujqësi’ . Shqiptarët panë se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian në mbështetje të bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt tek grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur dhe tallur qindra mijëra bujq të vendit.

Shqiptarët panë se si fondet e IPARD kanë përfunduar për ngritje hotelesh dhe restorantesh, në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive.

Në vend të tyre, Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë, me urdhër të Edi Ramës, ka vendosur të “ndihmojë”:

Petrit Çela, babai i kapobandës Suel Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Manjola Haskën, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro nga IPARD për të ndërtuar “Agro Turizëm Rexhini”.

Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës, një emër i lidhur ngushtë me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e “Bloom Fruits”.

Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, ish-krahut të djathtë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe dosjen “5D”, ka përfituar 196 mijë euro.

Loreta Tozaj, ish-drejtoresha e Kadastrës Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro.

Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, përmes bashkëshortes së tij, Eriona Kokoneshi, ka përfituar 44 mijë euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një kantine vere.

Dashamir Peza, i njohur si mik i Kryeministrit Edi Rama, është gjithashtu përfitues i fondeve IPARD me një shumë prej 225 mijë eurosh.

Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, në dy raste ka përfituar një shumë prej gati 170 mijë eurosh.

Elton Bualli, ish-administratori i inceneratorit të Sharrës, njeriu që bënte propagandën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e djegësave, ka përfituar plot 310 mijë euro për ndërtimin e një sere me fondet e IPARD, pikërisht në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Ky skandal jo vetëm që tregon shumë mbi mënyrën se si qeveriset vendi, por është edhe një njollë turpi në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, vend në të cilin aspirojmë të anëtarësohemi dhe i cili ka hapur një hetim për këtë çështje.

Në fakt, ky skandal duhej të kishte alarmuar të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi, por po tentohet të kalohet në heshtje nga ana e tyre, si të gjitha skandalet e tjera që çojnë drejtpërdrejt tek Edi Rama. Duket qartë se SPAK vepron vetëm në rastet kur është i sigurt se shefi i tij nuk preket.

Ky skandal duhet të jete alarm edhe për BE, për të kuptuar se sado kapitujë ta hapë Edi Rama, pa mbyllur kapitullin e korrupsionit në kurriz ta taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, Shqipëria nuk hyn dot në Europë.

Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që garanton ligji për zbardhjen e kësaj afere dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorëve të vërtetë.

Previous Post

6 tipare magjike që shpesh gjenden te njerëzit që shkruajnë me dorën e djathtë

Next Post

“Do keni shumë keqkuptime në çift”, zbuloni çfarë thonë yjet për secilën shenjë

Next Post
“Do keni shumë keqkuptime në çift”,  zbuloni çfarë thonë yjet për secilën shenjë

“Do keni shumë keqkuptime në çift”, zbuloni çfarë thonë yjet për secilën shenjë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

July 22, 2026
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al