Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pastrimi i parave/ Pas daljes nga lista gri, Shqipëria përmirëson renditjen në indeksin e Bazelit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pastrimi i parave/ Pas daljes nga lista gri, Shqipëria përmirëson renditjen në indeksin e Bazelit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se një vit pas daljes nga lista gri, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj në Indeksin e Bazelit publikuar këtë të martë. Një vit më parë vendi ynë renditej në vendin e 93 teksa këtë vit i 128-i. (Kujtojmë që renditja fillon nga vlera më e lartë e pikëve për vendet me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave). Ky përmirësim shihet edhe në pikëzimin e grumbulluar nga Shqipëria në vitin 2024 është në fakt më i ulët se viti 2023.

Konkretisht Shqipëria grumbulloi një pikëzim 4.35 pikë. Vendi me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave sipas indeksit është Myanmar me 8.17 teksa ai me rrezikun më të ulët San Marino me 2.96. Konkretisht Mali i Zi renditet në vendin e 136 duke pasur një rrezik më të ulët se Shqipëria, Maqedonia e Veriut në vendin e 134 gjithashtu më mirë se vendi ynë, Serbia renditet ndër vendet me rrezikun më të lartë në rajon duke u pozicionuar në vendin e 98, kurse Kroacia në vendin e 119.

Indeksi i Bazelit AML përdor një metodologji bazuar në 18 tregues nga burime të aksesueshëm publikisht dhe të rëndësishme për vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave në nivel vendi. Ato kategorizohen në pesë fusha në përputhje me faktorët kryesorë që konsiderohen se kontribuojnë në një rrezik të lartë:

– Hapësirat që mund të gjenden në kuadrin ligjor

– Korrupsioni dhe ryshfeti

–  Transparenca dhe standardet e varfra financiare

–  Transparenca dhe përgjegjshmëria e varfër publike

–  Sundimi i dobët i ligjit dhe të drejtat politike

Shqipëria doli në tetor 2023 nga lista gri e pastrimit të parave ku hyri në vitin 2020 pas disa dobësive që u konstatuan nga ana e institucioneve ndërkombëtare të cilat bënë një seri sugjerimesh të lidhura me korrigjime ligjore si dhe hallka që duhet të përmirësonin sistemet monitoruese. Ndër vite u miratuan një sërë aktesh ligjore të lidhura me uljen e rrezikut të pastrimit të parave dhe rritjen e transparencës. Myanmar është renditur si juridiksioni me rrezikun më të lartë në botë për pastrimin e parave në Indeksin e Bazelit.

Haiti dhe Republika Demokratike e Kongos ishin pas saj në vendin e dytë dhe të tretë, të fundit respektivisht, ndërsa shtetet afrikane duke përfshirë Gabonin dhe Guinea-Bissau përbënin pjesën më të madhe të 10-shes së fundit. Në anën tjetër të shkallës, San Marino u rendit si vendi me rrezikun më të ulët të pastrimit të parave.

Vendet europiane, duke përfshirë Islandën dhe Finlandën në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht, përbënin pjesën më të madhe të 10 juridiksioneve më të mira. Izraeli u rendit i 15-ti, Australia e 17-ta, Mbretëria e Bashkuar ishte e 25-ta dhe Shtetet e Bashkuara në vendin e 63. Në përgjithësi, raporti thotë se që nga viti 2013, ka pasur një përmirësim prej 12% në përputhshmërinë teknike me rekomandimet e FATF (Task Forca e Veprimit Financiar).

Megjithatë, ai shtoi se efektiviteti mesatar i masave të AML (Kundër pastrimit të parave) në nivel global mbetet i ulët në 28%. Efektiviteti i hetimeve, ndjekjeve penale dhe sanksioneve ishte veçanërisht i dobët, duke shënuar rezultatin më të ulët prej vetëm 20%./ Monitor

Previous Post

Balluku “demaskon” Begajn zbulon datën e zgjedhjeve

Next Post

27-vjeçarja shqiptare në SHBA vrau bashkëshortin dhe veten, vëllai i 34-vjeçarit: Pajtimi donte divorcin

Next Post
27-vjeçarja shqiptare në SHBA vrau bashkëshortin dhe veten, vëllai i 34-vjeçarit: Pajtimi donte divorcin

27-vjeçarja shqiptare në SHBA vrau bashkëshortin dhe veten, vëllai i 34-vjeçarit: Pajtimi donte divorcin

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

September 10, 2026
“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al