Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas vendimit 4 me 4 të Kushtetueses, çfarë pritet të ndodhë tani me Belinda Ballukun?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Pas vendimit 4 me 4 të Kushtetueses, çfarë pritet të ndodhë tani me Belinda Ballukun?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos i dhënë zgjidhje konfliktit të kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjyqtarët u ndanë 4 me 4, dhe kjo barazi, sipas ligjit e rrëzon automatikisht kërkesën, sepse asnjë palë, as kryeministri dhe as SPAK, nuk bindën dot të paktën 5 gjyqtarë rreth vetes.

Votimi 4 me 4

Gjyqtarë pro Ramës: Sonila Bejtja, Marjana Semini, Fjona Papajorgji dhe Sandër Beci.
Gjyqtarë pro SPAK: Gent Ibrahimi, Asim Vokshi, Marsida Xhaferllari dhe Ilir Toska.

Barazimi i votave 4 me 4 jo vetëm që nuk zgjidhi përplasjen institucionale, por e thelloi paqartësinë juridike dhe politike rreth një prej figurave më të rëndësishme të kabinetit qeveritar.

Mosplotësimi prej gati një viti e gjysmë i një vakance në Gjykatë Kushtetuese solli barazimin 4 me 4 për çështjen Balluku, që në vend që të zgjidhte ngatërroi më shumë politikën shqiptare dhe marrëdhënien ekzekutiv-gjyqësor.

Kjo ndodhi pasi prej shtatorit 2024 kur dha dorëheqjen ish gjyqtarja Elsa Toska vendi i saj mbetet bosh për shkak të procedurave të tejzgjatura.

Ç’do të thotë ky vendim
Me rrëzimin e vendimit të kryeministrit Edi Rama, efekti juridik është i menjëhershëm që vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra rikthehet në fuqi. Kjo do të thotë se ajo nuk mund të ushtrojë funksionet ministrore, pavarësisht se nuk është e shkarkuar dhe as e dënuar penalisht.

Në terma praktikë, një nga ministritë më strategjike të qeverisë mbetet pa drejtim të qartë, ndërsa vendimmarrja në sektorë si infrastruktura, energjia dhe projektet e mëdha publike rrezikon të ngadalësohet.

Previous Post

Rasti “Lajthiza”? Raporti: Në treg, 31 mijë shishe uji me erë të keqe. AKU “toleroi” kompaninë

Next Post

Ra në shatërvan, 2-vjeçarja shqiptare në gjendje kritike për jetën, arrestohet nëna dhe babai

Next Post
Ra në shatërvan, 2-vjeçarja shqiptare në gjendje kritike për jetën, arrestohet nëna dhe babai

Ra në shatërvan, 2-vjeçarja shqiptare në gjendje kritike për jetën, arrestohet nëna dhe babai

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Horoskopi sot/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi

November 6, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet të jetë moti këtë të premte

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al