Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas sterilizimit, OSHIS merr edhe check-up dhe dializën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pas sterilizimit, OSHIS merr edhe check-up dhe dializën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqëria shtetërore Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) do të marrë në administrim edhe dy prej shërbimeve më të rëndësishme të sistemit shëndetësor në vend, Programin e Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up)dhe shërbimin e dializës.

Lajmi u bë publik nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, gjatë një vizite në ambientet e OSHIS, ku theksoi se vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave synojnë të rrisin kontrollin, standardizimin dhe cilësinë e këtyre shërbimeve.

Sipas ministres, kalimi i Check-Up-it dhe dializës nën administrimin e OSHIS do të krijojë një operator publik më të fortë dhe do të garantojë standarde të njëjta në të gjithë vendin.

“Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, OSHIS do të administrojë edhe dy shërbime kombëtare me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët, Check-Up dhe dializën. Kjo do të thotë më shumë standardizim, më shumë kontroll mbi cilësinë, më shumë eficiencë dhe mbi të gjitha më shumë siguri për pacientët”, deklaroi ministrja Sala.

Megjithatë, ky zhvillim ka rikthyer në vëmendje debatet mbi mënyrën se si po organizohen shërbimet publike në shëndetësi.

Në krye të OSHIS ndodhet Arisa Cane, e cila më herët ka punuar në Spitalin Amerikan, ndërsa ministrja Evis Sala ka qenë rektore e universitetit të lidhur me të njëjtin grup privat.

Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse administrimi i këtyre shërbimeve përbën një rikthim real të tyre nën kontrollin e shtetit apo një ndryshim të modelit të menaxhimit, duke ruajtur ndikimin e ish-kuadrove të sektorit privat në institucionet publike.

Sterilizimi, një kontratë që mbetet në qendër të debatit

Diskutimet lidhen edhe me historikun e koncesionit të sterilizimit, një kontratë shumëvjeçare me vlerë rreth 100 milionë euro, e cila është hetuar nga drejtësia për dyshime mbi procedurat e dhënies dhe zbatimit të saj.

Pas përfundimit të kontratës me operatorin privat, qeveria krijoi në fund të vitit 2025 shoqërinë shtetërore OSHIS, e cila mori administrimin e këtij shërbimi.

Tashmë, me vendimin për të kaluar edhe Check-Up-in dhe dializën nën të njëjtën strukturë, OSHIS pritet të administrojë një pjesë të konsiderueshme të fondeve publike në sektorin e shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë, në qendër të vëmendjes mbetet edhe fakti se grupi privat i lidhur me biznesmenin Klodian Allajbeuvijon të jetë i përfshirë në disa kontrata të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te mënyra se si do të zhvillohen procedurat e ardhshme të prokurimit dhe kompanitë që do të përfitojnë fondet publike./ Publik Media

Tags: Arisa CaneEvis Salakalimi i Check-Up-itministrja e ShëndetësisëOSHIS
Previous Post

Gati 40 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri, ja cilat janë kombësitë më të shumta

Next Post

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

September 19, 2026
Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al