Monday, September 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas dëborës, acari mbërthen Veriun, temperaturat deri në minus 13

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Pas dëborës, acari mbërthen Veriun, temperaturat deri në minus 13
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Moti i keq në fundjavë ka përfshirë disa prej qyteteve të vendit. Mëngjesin e sotëm qarku i Dibrës është zgjuar me temperatura ekstrem të ftohta. Në Peshkopi termometri ka shënuar – 7 gradë celcius, ndërsa në Kalanë e Dodës – 13 gradë.

Ndërprerja e reshjeve u ka dhënë kohë mjeteve borëpastruese të avancojnë në hapjen dhe kriposjen e tyre.

Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa policia vijon të mbajë të bllokuar segmentin e rrugës së Arbrit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit, derisa kripa e hedhur të shkrijë akullin që ka shtresëzuar në asfalt. Kalimi deri në një njoftim të dytë do të bëhet në rrugën e vjetër, nga Burreli. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës i kalueshëm me zinxhirë, ka pasur probleme në një segment nga Qafë Kalaja drejt Vasies, për shkak të erës së fortë.

Në Bashkitë Dibër, Bulqizë dhe Klos të cilat kanë qenë më të goditura nga moti i keq, nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Edhe në qarkun e Kukësit mëngjesin e sotëm situate është e qetë dhe pa reshje. Rrugët janë të qarkullueshme me goma dimërore, ndërsa vijon puna e kontraktorëve për mbajtjen funksionale të akseve.

Në disa prej fshatrave, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për shkak të motit. Në fshatin Murqinë të Fushë Krujës, reshjet e djeshme të shiut shkaktuan përmbytje në disa toka bujqësore. Dalja e lumit Ishëm nga shtrati shkaktoi problematika të shumta, ndërsa edhe mëngjesin e së dielës dhjetëra hektarë tokë vijojnë të mbeten nën pushtetin e shiut.

 

Previous Post

Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”, ja arsyeja

Next Post

U skualifikua nga BBVIP, reagon për herë të parë Klodian Duro: Nisi si…

Next Post
U skualifikua nga BBVIP, reagon për herë të parë Klodian Duro: Nisi si…

U skualifikua nga BBVIP, reagon për herë të parë Klodian Duro: Nisi si…

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britani/ Nga ëndrra për futboll te burgu, shqiptari dënohet pasi u kap me drogë

Britani/ Nga ëndrra për futboll te burgu, shqiptari dënohet pasi u kap me drogë

September 21, 2026
Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

September 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al