Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Partizani i fortë, Shehi e dërgon te titulli”, ish-mesfushori kampion: Tirana nuk ka…

Editor by Editor
in Sport
0
“Partizani i fortë, Shehi e dërgon te titulli”, ish-mesfushori kampion: Tirana nuk ka…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë shpesh në sezonin e shkuar ai shndërrohej në një “engjëll” për Partizanin dhe e shpëtonte nga humbjet e barazimet, duke i dhënë pikë shumë të rëndësishme skuadrës në rrugën, që u mbyll me titullin kampion. Këtë sukses ai e kishte arritur edhe një vit më parë me rivalët e qytetit, Tiranën. Engjëll Hoti e la Partizanin në fund të sezonit, madje nuk ishte as në festën e titullit, por të gjithë e mbajnë mend për golat dhe atë që dha në skuadrën që u shpall kampion.

Pasi arriti gjithçka në Shqipëri, mesfushori në verë firmosi në kampionatin polak, ku është pjesë e LKS Lodz. Me ekipin e ri në 17 ndeshje ka realizuar 2 gola dhe po zë rol kryesor ndeshje pas ndeshjeje. Në një intervistë posaçërisht për “Panorama Sport”, Hoti flet për kampionatin polak dhe ndryshimin me Shqipërinë, por nuk lë pa prekur edhe dy ish-klubet e tij në Shqipëri, Tiranën dhe Partizanin.

Engjëll, si po ju shkon aventura në Poloni? Shënuat së fundmi një gol mjaft të bukur…

Po më shkon shumë mirë këtu në Poloni. Kam arritur të ambientohem mjaft mirë. Po e ndihmoj ekipin me golat dhe me performancën time. Në janar presim disa përforcime për të arritur më shumë stabilitet dhe për të tentuar qëndrimin në elitën e futbollit polak.

Si ju duket futbolli polak? Ku ndryshon me Shqipërinë?

Futbolli në Poloni është më i shpejtë. Kushtet e infrastrukturës nuk krahasohen, janë jashtëzakonisht shumë të mira. Kemi një stadium shumë të mirë. Ndryshon gjithashtu edhe në aspektin fizik, futbolli polak ka më shumë intensitet.

Atje luajnë shqiptarë si Muçi dhe Çelhaka. I keni takuar, si i keni marrëdhëniet me ta?

Po, me Muçin dhe Çelhakën jemi takuar dhe kemi folur para ndeshjes në dy ndeshje që kemi luajtur ndaj Legias. Një herë kemi humbur dhe një herë kemi barazuar. Janë çuna shumë të mirë dhe u uroj shumë suksese. Me (Julian) Shehun nuk jam takuar dot. Ai luan me ekipin tjetër të Lodzit dhe kemi një nga derbet më të mëdha në Poloni. Por Shehu u dëmtua dhe i uroj të kthehet sa më shpejt!

E keni ndjekur kampionatin shqiptar? Si ju duket Partizani? Po Tirana?

Sivjet Partizani e ka nisur shumë mirë. Shoh që të dyja ekipet kanë arritur të ndërtojnë ekipe me cilësi mjaft të mira. Tani të shohim. Nuk di të them se kush ka më shumë shanse, sepse Egnatia gjithashtu është një forcë e madhe. Gjithsesi, të paktën deri më tani Partizani më duket sikur ka diçka më shumë për titullin.

Si ju duket Partizani i sivjetshëm në krahasim me ekipin që ishit vjet?

Partizani i vjetshëm kishte më shumë eksperiencë. Kishim lojtarë cilësorë si Bitri apo Skuka. Kemi qenë një ekip shumë i mirë dhe besoj se ishim ekip disi më i pjekur vjet.

Prej shtatë ndeshjesh në kampionat, Partizani nuk e njeh fitoren. Çfarë mungon?

Mendoj se është mungesë eksperience. Kanë marrë edhe lojtarë të huaj dhe ndoshta nuk po arrijnë të gjejnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e duhur. Gjithashtu kanë pasur shumë dëmtime, sidomos në mbrojtje. Këtu mendoj se ka qenë ngërçi.

Cili lojtar i Partizanit meriton të transferohet sa më shpejt jashtë vendit?

Mendoj se Hadroj dhe Sota meritojnë të transferohen sa më shpejt jashtë vendit. Me cilësitë e tyre kanë arritur të bëjnë shumë mirë në kampionatin shqiptar. Jashtë, përveç cilësisë, ndikon shumë edhe personaliteti dhe mendoj se ata të dy i plotësojnë të dyja.

Po te Tirana, çfarë po mungon?

Kanë plot emra, por nuk po e tregojnë cilësinë në fushë… Te Tirana ka shumë lojtarë cilësorë. Nuk e di se çfarë ndodh brenda, sepse nuk kam shumë kontakte me djemtë atje tashmë, por shoh që harmonia nuk është si kur isha unë. Atë vit kur u shpallëm kampionë kemi pasur një harmoni fantastike. Mendoj se ky është një problem kryesor te Tirana.

Çfarë mendimi keni për kalimin e Shehit te Partizani? Çfarë prisni nga kjo lëvizje?

Mendoj se është një lëvizje shumë e mirë për Partizanin, sepse për mua Shehi është trajneri më i mirë në Shqipëri, padiskutim, me cilësinë dhe përvojën që ka fituar. Me Shehin, Partizani do të shkojë drejt titullit.

E keni në plan një ditë rikthimin në kampionatin shqiptar?

Nuk e di, për momentin nuk e kam në plan. Por ajo që mund të them është se jeta në Tiranë më ka pëlqyer shumë dhe mendoj se dikur do të kthehem të jetoj në atë qytet dhe përse jo të luaj edhe futboll atje.

 

Previous Post

Pogradec/ Gjendet i vdekur një 65-vjeçar, dyshimet e para

Next Post

“Jam i lumtur që u riktheva këtu”, Shehi: Ja pse zgjodha “demat”

Next Post
“Jam i lumtur që u riktheva këtu”, Shehi: Ja pse zgjodha “demat”

“Jam i lumtur që u riktheva këtu”, Shehi: Ja pse zgjodha “demat”

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

June 4, 2026
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al