Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin.

Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se duhej përmirësuar ofrimi i shërbimeve publike. Ky urdhër verbal u pasua me dorëheqje masive të drejtuesve vendorë një ditë më pas.

Për emërimin e drejtorëve të rinj u krijuan dy grupe pune, të përbëra kryesisht nga figura politike të Partisë Socialiste, drejtues politikë për qarqet, deputetë apo kandidatë për deputetë.

Pavarësisht dispozitave kushtetuese dhe ligjore që sanksionojnë autonominë e pushtetit vendor, një fushatë “dorëzimi” të bashkive në duart e PS-së vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas deklaratave dhe kërkesave publike të Ramës.

Ndërkohë, i gjithë procesi i “shkarkimeve” dhe emërimeve të reja po monitorohet në terren nga të deleguar të PS-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, deklaroi nga Bashkia e Dibrës se “të gjithë administratorët publikë janë dorëhequr”.

“Ndihet nevoja për afrimin e elementëve të rinj në drejtimin e institucionit dhe aplikimi është i hapur për të gjithë,” shtoi ai.

Paralelisht me aksionin për reformën në administratën vendore, Rama ndërmori edhe një aksion për lirimin e hapësirave publike nga tendat dhe ndërtimet pa leje – një veprim që ekspertët e cilësuan si ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.

Personalizim i pushtetit dhe propagandë

Argumentet e Ramës mbështeten në paaftësinë e drejtuesve vendorë për të menaxhuar shërbime publike si furnizimi me ujë apo menaxhimi i mbetjeve, si dhe në mungesën e kapaciteteve për thithjen e fondeve të BE-së.

Megjithatë, mënyra se si po realizohet kjo “reformë” ka ngritur shumë pikëpyetje mbi pavarësinë politike të administratës dhe ndarjen e pushteteve.

Ekspertë të politikës e shohin këtë sjellje si një spektakël propagandistik për të mbuluar dështimet e pushtetit vendor dhe si një përpjekje për personalizimin e pushtetit në çdo hallkë të jetës publike.

Shkrimtari Fatos Lubonja i konsideron këto veprime si mesazhe antidemokratike.

“Pyetja që lind është: si mund të ndëshkohen të gjithë lojtarët e një skuadre që ka arritur një rezultat ‘të shkëlqyer’ zgjedhor? Është e qartë se nuk është puna që i ka sjellë këtë rezultat, përkundrazi, vendi po përjeton një degradim të rëndë politik, ekonomik e kulturor,” tha Lubonja për BIRN.

Sipas tij, Rama përpiqet ta maskojë këtë realitet me një fushatë ku mesazhi është: “Tani po e marr vetë situatën në dorë” – një mesazh që ai e cilëson si antidemokratik dhe të rremë.

Pedagogu i Shkencave Politike, Ermal Hasimja, e konsideron shqetësues përvetësimin e pushtetit vendor nga kryeministri dhe mungesën e argumentimit ligjor për shkarkimet.

“Rama po përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë e dështimeve te të tjerët dhe të paraqitet vetë si autoriteti i vetëm moral dhe politik në vend,” thotë Hasimja, duke shtuar se kjo ndodh edhe në funksion të personalizimit gjithnjë e më të theksuar të fushatave zgjedhore.

Ai shton se “aksionet për zbatimin e ligjit, nga ndërtimet pa leje te qumështi pa faturë, bien në kontrast të thellë me pandëshkueshmërinë e klientëve të qeverisë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga vetë Rama.”

Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”, e cilëson këtë sjellje si një tjetër spektakël për të fshehur dështimet në qeverisje.

“Rama po bën mikro-menaxhim të shtetit duke u marrë me shishet e qumështit, por ka humbur kontrollin makro mbi vendin,” thotë ai, duke i quajtur aksionet “direktiva politike për të shtrënguar rripat e të pafuqishmëve.”

Sipas tij, Rama po përpiqet të “rishpikë veten” në mungesë të një rivali të vërtetë politik.

“Fatkeqësisht, po rikthehet tek fillimet e karrierës, duke rrëzuar tenda njësoj si në fillim, pa e çuar vendin drejt një vizioni perëndimor siç e premtoi.”

Lubonja, një ish-i burgosur politik gjatë diktaturës komuniste, sheh te sjellja e Ramës reminishenca të asaj kohe, ku partia kontrollonte çdo aspekt të jetës.

“Sot kemi një provë të re të mbetjes së Shqipërisë në kulturën politike të partisë-shtet dhe të modelit të liderit që aspiron gjithpushtetshmërinë e Enver Hoxhës përmes instrumentalizimit të strukturave të partisë,” thotë ai.

Edhe Xhemollari e sheh përqendrimin e pushtetit si kërcënim për institucionet.

“Kemi një parti të vetme që, me kalimin e kohës, ka nënshtruar institucionet në funksion të udhëheqjes së saj. Rama po përdor partinë si një fuqi mbi ligjin për të lëvizur gurët në çdo bashki,” shprehet ai.

Sipas tij, kjo praktikë është jo vetëm e gabuar dhe e kundërligjshme, por edhe e rrezikshme për autonominë vendore./BIRN

Previous Post

“Pse më denoncove”/ Aksioni i Ramës ndez sherrin te “Delijorgji”, biznesmenët rrihen brutalisht

Next Post

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt

Next Post
Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP nën kontrollin e njeriut të Ulsi Manjës

Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP nën kontrollin e njeriut të Ulsi Manjës

July 23, 2026
Lushnjë/ Dyshohet se përdhunoi një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, në kërkim 42-vjeçari

Lushnjë/ Dyshohet se përdhunoi një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al