Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paratë publike shkojnë te oligarkët, Rama akordon 14.4 mln € për impiantin e ujërave të zeza në Dhërmi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Paratë publike shkojnë te oligarkët, Rama akordon 14.4 mln € për impiantin e ujërave të zeza në Dhërmi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Resortet e oligrakëve dhe investitorëve strategjikë në breg të detit Jon, nga Palasa në Himarë, po vijojnë të gllabërojnë para’ publike, megjithëse u trumbetua me të madhe se “janë investime private”.

Nga njëra anë investitorët strategjikë kanë përfituar qindra mijëra metra katrorë falas në breg të detit, iu janë falur taksat për 10 vite, ndërkohë që ky shteti jonë që mezi paguan pensionistët dhe ka pagat më të ulta në rajon e Europë, po financon edhe vepra të mëdha publike.

Pas ndërtimit të ujësjellësave që kushtuan mbi 25 milionë euro, por që vijojnë edhe sot të ndërtohen, qeveria ka urdhëruar me shpejtësi edhe ndërtimin e impianteve të ujërave të zeza, për t’u hequr jashtëqitjen këtyre oligarkëve apo sojit të tyre, që sërish barra u takon shqiptarëve të varfër.

Një faturë prej 14.4 milionë euro është gati të nënshkruhet nga qeveria për të ndërtuar një impiant në zonën e Dhërmiut, atje ku kanë ngritur resorte oligarkë dhe investitorë strategjikë, që gjithmonë e gjejnë zgjidhjen te qeveria.

Nëse nga ana tjetër qytete të tëra “notojnë” në ujëra të zeza, duke futur këtu Durrësin e Tiranën, të cilat në këto ditë të nxehta vere kundërmojnë erë të keqe dhe janë burim epidemish, qeveria jonë nuk merr masa për t’u hequr ujërat e zeza, por vendos që të investojë në atë vend, që dikur ua fali.

Faksimile: Tenderi i hapur nga Ujësjellës Kanalizime Vlorë për ndërtimin e impiantit në zonën e Dhërmiut, në Himarë

Në zonën e Dhërmiut kanë ngritur resorte një mori biznesmenësh, që nga Artan Gaçi, Ilir Trebicka, ka pasur projekt edhe aktori Gaz Paja, apo kanë marrë leje firma Gjikuria apo bashkëshorti i moderatores Alketa Vejsiu, biznesmeni Ardian Nelo.

Investimet llogariten në qindra miliona euro, ndërkohë që me sy të lirë duket se e gjithë zona është bërë një gurore e madhe, me kantiere të panumërta që kanë shkatërruar gjithçka.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Vlore ka hapur tenderin me vlerë 1.129.210.978 lekë, ose rreth 14.4 mln euro. Objekti është KUZ Dhërmi, ndërkohë që deri me tani nuk janë bërë publike se çfarë do të ndërtohet në atë zonë apo cilat resorte prek.

Faksimile: Tenderat e ujësjellësave që po ndërtojnë shqiptarët në zonën e Palasës Dhërmiut, Himarës etj

Vox News ka raportuar në vijimësi për projektet e shumta të qeverisë shqiptare për të investuar në zonat bregdetare, që lagen nga uji i detit Jon.

Madje, ironia e fatit në një nga këto procedura ka qenë se një firmë e shpallur disa herë si investitore strategjike, ka fituar tenderin për ndërtimin e ujësjellësit për investimet strategjike të bregdetin e jugut të Shqipërisë. Fillimisht “Gjikuria” mori statusin e investitorit dhe më vonë gllabëroi miliona euro nga tenderët.

Tashmë të gjithë kanë “sytë” nga tenderi i majmë për impiantin e ujërave të zeza, nëse do të fitohet ose jo nga një investitor në zonë apo gara do të hapet dhe do të marrin pjesë firma të tjera.

Fakti është se, sërish një impiant me vlerë dhjetëra miliona euro, po ndërtohet me taksat e shqiptarëve. Dhe, me shumë mundësi ky projekt s’do të jetë i fundit, pasi e gjithë vëmendja e pushtetarëve është kthyer nga ajo zonë, ndoshta për akses dhe lehtësira në banesat e dyta, të treta apo në hotelet që kanë në pronësi apo indirekte. /Voxnews/

 

Previous Post

Zhdukja e 700 mijë € nga Posta Shqiptare në Durrës, “arrest me burg” për ish-drejtoreshën

Next Post

Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët: Mungesa e sinjalistikës po rrezikon shoferët

Next Post
Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët: Mungesa e sinjalistikës po rrezikon shoferët

Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët: Mungesa e sinjalistikës po rrezikon shoferët

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

October 19, 2026
Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al