Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Paketa e Maleve” kthehet në gjyq për kryebashkiakët, as Benet Beci nuk shpëton nga kritikat e Ramës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Paketa e Maleve” kthehet në gjyq për kryebashkiakët, as Benet Beci nuk shpëton nga kritikat e Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një diskutim mbi “Paketën e Maleve” i ka vendosur kryebashkiakët e vendit përballë Ramës, si në një sallë gjyqi ku presin nga momenti në moment të shpallen fajtorë.

Kryeministri ka shfaqur pakënaqësi për ritmin me të cilin po ecën zbatimi i “Paketës së Maleve”. AI ka kritikuar të gjithë kryebashkiakët e vendit se ende nuk kanë dorëzuar hartën e zonave prioritare.

“Bëjmë takimin sepse kemi shqetësimin që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketave që ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracitë të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë. Ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Vonesa është e juaja”, deklaroi Rama.

Kryeministri u kap me kryebashkiakun e Kuçovës dhe atë të Kukësit, duke i kritikuar se nuk e kanë kuptuar qartë se çfarë kërkon ligji.

“Ti Kreshnik, cfarë të ka penguar të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Nëse prisni përgjigje nga ASHK s’keni kuptuar ligjin, Paketa është ilaci për një dhimbje shumë vjecare, të njerëzve që kanë tokën dhe nuk kanë pranuar 7501 ose për shumë arsye nuk kanë marrë dokumentin, dhe duan të investojnë në tokën e tyre…

Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit, më dëgjon. Më dëgjon?! Por se di nëse më kupton?! Një nga shtysat për këtë paketë kanë qenë kuksianët, ku niveli i interesimit për të investuar është shumë i lartë nga ata që janë në emigracion. Sa herë kam ardhura atje zotrote ka ke ngritur si problem. Ka pesë muaj që i ke në dispozicion, të gjithë instrumentet, e ti koma nuk ke sjellë hartën”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

Nervozizmi i Ramës nuk kurseu as Benet Becin, besnikun e tij në Shkodër.

“Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma. Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë,” tha Rama.

Previous Post

Përdorim i administratës, presion ndaj zgjedhjeve: OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 Majit

Next Post

Erion Braçe: Spitali Amerikan po kthehet në monopol të shëndetësisë, tashmë po hyn edhe në koncesione

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al