Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pagat rrisin kostot e ndërtimit në tremujorin e katërt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pagat rrisin kostot e ndërtimit në tremujorin e katërt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kostot e ndërtimit po vijojnë të rriten, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, teksa pagat mbeten një faktor kryesor që po ndikon në këtë tendencë. Mungesa e fuqisë punëtore po detyron punëdhënësit që të rrisin pagat, apo të marrin punonjës nga jashtë, ku më të preferuarit janë ata nga Egjipti.

Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2025 arriti 114,1 kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2025 është 1,2%, i njëjtë me ndryshimin vjetor të regjistruar në të njëjtin tremujor të vitit paraardhës.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 6,0%, pasuar nga grupi “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 1,8% secili dhe “Shpenzime transporti” me 1,6%. Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,9%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi ulje me 1,1%, pasuar nga dhe nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,6% dhe nga nën grupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 0,1%.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,4%, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” përkatësishme 0,3% secili dhe “Shpenzime transporti” me 0,1%.

Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” ka shënuar ulje me 0,5%. Brenda këtij grupi, ulje pati nëngrupi “Materiale ndërtimi” me 0,6%, pasuar nga nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,5% dhe nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 0,3%.

Çmimet e apartamenteve ndërkohë kanë shënuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Të dhënat e matjeve nga disa idekse njëherësh tregojnë që në Tiranë, rritja e çmimeve të apartamenteve është përshpejtuar.

Në 6-mujorin e parë të 2025-s, të dhënat e Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, treguan se çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me 2024. Si pasojë, blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Ndërsa qiratë tejkalojnë kufijtë e përballueshmërisë të rekomanduar nga standardet ndërkombëtare.

Deri në qershor 2025, sipas indeksit “Keydata”, çmimi mesatar për një metër katror apartament arriti në 1,830 euro. Çmimi mesatar është llogaritur mbi bazë të dhënash për çmimet e apartamenteve ekzistuese, pra për ndërtesa të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë.

Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, çmimet janë 2.8 herë më të larta. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005. / Monitor

Previous Post

60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

Next Post

Tre ditë i uritur dhe i etur në Iran, futbollisti i kombëtares maqedonase Ashkovski: Më shpëtoi Asani

Next Post
Tre ditë i uritur dhe i etur në Iran, futbollisti i kombëtares maqedonase Ashkovski: Më shpëtoi Asani

Tre ditë i uritur dhe i etur në Iran, futbollisti i kombëtares maqedonase Ashkovski: Më shpëtoi Asani

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ulet me 6 lekë nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ulet me 6 lekë nafta

October 31, 2026
Studentët sot në protestë, pedagogët dhe PD në mbështetje të tyre

Studentët sot në protestë, pedagogët dhe PD në mbështetje të tyre

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al