Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pacolli reagon pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës: Grupet kriminale kanë bllokuar aksesin, ku është shteti ligjor?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pacolli reagon pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës: Grupet kriminale kanë bllokuar aksesin, ku është shteti ligjor?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit e MABCO të Behgjet Pacollit u përplasën me rojet e sigurisë të kompanisë “2A” të Valon Ademit, pasi këta të fundit, nuk i lejonin të hynin brenda kantierit, pavarësisht se gjykata i ktheu Pacollit të drejtën e administrimit të aeroportit të Vlorës.

Vetë biznesmeni ka reaguar përmes një postimi ku shpreh kritika për mënyrën e funksionimit të shtetit ligjor dhe zbatimit të vendimeve të drejtësisë.

Pacolli shkruan se është krim të bllokohet aktiviteti i paligjshëm me roje private, duke iu referuar edhe si “grupe kriminale”.

Biznesmeni ngre pikëpyetje për funksionimin e institucioneve dhe gjykatave duke theksuar se vendimi i formës së prerë të një gjykate, nuk mund të bllokohet nga disa roje sigurie.

Postimi i plotë:

Grupet kriminale prapë kanë bllokuar aksesin në Aeroportin e Vlorës, ku Mabco ka investuar mbi 310 milionë euro!

A është KRIM bllokimi i një aktiviteti të ligjshëm me roje private, mjete të rënda dhe vetëgjyqësi?

Nëse po, pse nuk po vepron askush?

Nëse secili në këtë vend mund të marrë disa roje private, të bllokojë hyrje-daljet, të pengojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të imponojë vullnetin e tij me forcë, atëherë a jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?

Çfarë roli kanë rojet private në këtë vend?

Si është e mundur që një kompani private të vendosë se kush hyn dhe kush nuk hyn në një kantier, pavarësisht vendimeve të Asamblesë së Ortakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe pavarësisht kërkesave të institucioneve shtetërore?

Si është e mundur që një kompani sigurie private të bllokojë fizikisht hyrjen në një aset strategjik kombëtar dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?

Nëse çdo kompani në Shqipëri mund të marrë disa roje private, të vendosë kamionë në hyrje dhe të shpallë veten mbi ligjin, atëherë:

• Për çfarë na duhen gjykatat?

• Për çfarë na duhen institucionet?

• Për çfarë na duhet shteti?

Sot nuk po diskutojmë më për një konflikt biznesi.

Sot po diskutojmë për ekzistencën e shtetit ligjor. Sot është vënë në pikëpyetje autoriteti i shtetit. Sot shtrohet pyetja themelore: a zbatohen vendimet e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë apo jo?

Sepse, nëse një vendim i formës së prerë i Gjykatës mund të bllokohet nga një grup njerëzish me kamionë dhe roje private, atëherë problemi nuk është më Aeroporti i Vlorës.

Problemi është vetë shteti ligjor.

Prej muajsh, Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme dhe të papranueshme. Prej javësh po shohim vandalizëm, bllokime, dëmtime të pronës dhe pengim të punimeve.

Sot po shohim moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve, si dhe privim të së drejtës për veprim dhe lëvizje.

Ku janë institucionet që duhet t’u japin përgjigje qytetarëve?

Kjo nuk është më një çështje vetëm e Mabco-s apo e 2A-së.

Kjo është një çështje që prek çdo qytetar.

Kush i zbaton ligjet në këtë vend?

Ligjin për shoqëritë tregtare?

Vendimet e Gjykatës së Lartë?

Apo rojet private?

Tags: Behgjet Pacollitkompanisë “2A”Punonjësit e MABCOValon Ademi
Previous Post

Aktivisti: Deklarata jonë ka trembur kryeministrin! U mor personalisht me disa prej nesh!

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion
AKTUALITET

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

by Redaktor Redaktor
June 21, 2026
0

Vjedhje të parave të bashkisë Bulqizë, inaugurime, mashtrime për vota dhe kështu vazhdon ta përdor me “mjeshtri” pushtetin Festime Mjeshtri....

Read moreDetails
Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

June 22, 2026
Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

August 29, 2024
Dosja ‘Balluku’/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Dosja ‘Balluku’/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

June 17, 2026
Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

Trupi i pajetë në Cerujë, familjarët e Eglant Koçit mbërrijnë në vendngjarje

June 18, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pacolli reagon pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës: Grupet kriminale kanë bllokuar aksesin, ku është shteti ligjor?

Pacolli reagon pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës: Grupet kriminale kanë bllokuar aksesin, ku është shteti ligjor?

June 23, 2026
Aktivisti: Deklarata jonë ka trembur kryeministrin! U mor personalisht me disa prej nesh!

Aktivisti: Deklarata jonë ka trembur kryeministrin! U mor personalisht me disa prej nesh!

June 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al