Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Organizatat e shoqërisë civile: Kodi i ri Penal cenon lirinë e media dhe mendimin kritik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Organizatat e shoqërisë civile: Kodi i ri Penal cenon lirinë e media dhe mendimin kritik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një klimë politike gjithnjë e më shqetësuese për lirinë e fjalës dhe të medias në Shqipëri, propozimet e fundit për ndryshime në Kodin Penal përbëjnë një hap të rrezikshëm drejt shtypjes së zërit kritik dhe kontrollit politik mbi fjalën e lirë.

Në vend që të avancojë drejt standardeve evropiane, pushteti po përpiqet të imponojë masa penale represive ndaj gazetarëve, mediave të pavarura dhe shoqërisë civile që guxojnë të mbikëqyrin, të kritikojnë dhe të raportojnë mbi çështje me interes publik.

Organizatat firmëtare të kësaj deklarate shprehin shqetësimin e thellë për draft-dispozitat që synojnë të rikthejnë klimën e frikës dhe vetëcensurës në gazetari, përmes ligjeve të paqarta, ndëshkimeve të tepruara dhe neneve që hapin rrugën për abuzim të drejtësisë penale në funksion të pushtetit politik.

Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve themelore të demokracisë.

Deklaratë për konferencën për shtyp

Draft Kodi Penal – Shqetësime për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias

Ne, organizatat e shoqërisë civile, shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë, pasi ato cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe të shprehjes në vend.

Në mënyrë të veçantë, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile dhe rojtareve publikë në tërësi.

Neni 865 (Shpifja) vazhdon ta mbajë shpifjen si kundërvajtje penale, në kundërshtim të hapur me rekomandimet ndërkombëtare dhe vendase dhe standardet e Këshillit të Evropës, duke rritur ndjeshëm gjobat dhe duke hequr kriterin thelbësor të “dijenisë se informacioni është i rremë”. Kjo situatë i ekspozon gazetarët ndaj ndjekjeve penale edhe kur kanë qenë në mirëbesim, duke rritur pasigurinë juridike dhe frikën e raportimit kritik. Sanksionet janë shumë të ashpra, sidomos kur shpifja kryhet përmes shtypit, medias elektronike apo rrjeteve sociale, duke rrezikuar efekt frenues mbi lirinë e medias dhe raportimin kritik.

Neni 863 (Fyerja) është i paqartë dhe i formuluar në mënyrë tepër subjektive, duke përfshirë terma si “shqetësim për opinionin publik” apo “zakonet e mira”, pa dhënë përkufizime konkrete. Gjithashtu, masa e propozuar e dënimit me burgim deri në dy muaj për fyerjen e rëndë është joproporcionale dhe bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që kërkon trajtimin e fyerjes vetëm përmes masave proporcionale civile, pa burgim dhe pa rrezikuar gazetarinë kritike apo satirike.

Veçanërisht shqetësues është Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), i cili ndalon në mënyrë të gjerë bërjen apo publikimin e komenteve mbi procese gjyqësore, duke qenë kështu një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rolin legjitim të medias, akademikëve dhe shoqërisë civile për të mbikëqyrur dhe komentuar zhvillimet në drejtësi. Ky nen është formuluar qëllimisht në mënyrë të paqartë dhe mund të përdoret për të penalizuar arbitrarisht çdo koment apo raportim kritik, duke pamundësuar monitorimin publik të rasteve gjyqësore dhe hetimeve që përfshijnë figura publike dhe zyrtarë shtetërorë. Për më tepër, ky nen përmban një masë joproporcionale të dënimit me burg deri në tre vite, gjë që shkakton një efekt frenues ndaj raportimeve investigative dhe kritike mbi drejtësinë.

Në këtë kontekst, këto dispozita cenojnë rëndë lirinë e medias, kufizojnë transparencën dhe dobësojnë rolin e gazetarëve dhe të shoqërisë civile si mbikëqyrës të pushtetit, duke krijuar një klimë të papërshtatshme dhe frenuese për punën e tyre.

Duke pasur parasysh sa më sipër, ne i bëjmë thirrje urgjente Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Ministrave dhe palëve të interesuara të përfshira në procesin e miratimit të Kodit të ri Penal që:

Të rishikohen në thelb nenet 865, 863 dhe 536 dhe të tjerë për t’i përafruar plotësisht standardeve të Këshillit të Europës dhe me praktikat më të mira evropiane.

Të sigurohet qartësi dhe specifikim në formulimin e dispozitave penale, duke shmangur kështu paqartësinë dhe mundësinë e zbatimit selektiv.

Të dekriminalizohet shpifja dhe fyerja, duke i trajtuar ato nëpërmjet masave civile proporcionale në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe raportet e progresit të BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias dhe përmes dialogut të strukturuar për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Të mbrohen në mënyrë të qartë gazetarët dhe punonjësit e medias si edhe rojtaret publik në tërësi, sinjalizuesit, aktivistët nga dënimet joproporcionale dhe përgjegjësia penale për rolet e tyre legjitime mbikëqyrëse dhe raportuese.

Të ketë angazhim në konsultime kuptimplota me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e lirisë së medias për të siguruar që ndryshimet ligjore fuqizojnë në vend që të dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe qeverisjen demokratike.

Ne përsërisim angazhimin tonë në përmirësimin e legjislacionit që lidhet me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë për gazetarinë dhe lirinë e fjalës janë thelbësore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e integrimit në BE.

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Rrjeti Ballkanit për Gazetari Investigative (BIRN Albania)
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)

Previous Post

Etrit Berisha pret penallti, shënon gol dhe kualifikon ekipin e tij kundër skuadrës së Besnik Hasit

Next Post

Tabaku: Shqipëria në krizë të fabrikuar, propaganda 12-vjeçare bie poshtë

Next Post
Tabaku: Shqipëria në krizë të fabrikuar, propaganda 12-vjeçare bie poshtë

Tabaku: Shqipëria në krizë të fabrikuar, propaganda 12-vjeçare bie poshtë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al