Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Oktapodi i bordeve”, si po e ngre rrjetin e familjarëve Besmir Beja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Oktapodi i bordeve”, si po e ngre rrjetin e familjarëve Besmir Beja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Emërimi i Besmir Bejës në krye të Doganës Shqiptare po shoqërohet me pikëpyetje të shumta mbi të kaluarën e tij profesionale, lidhjet me institucione shtetërore dhe rolin e tij në borde të ndryshme publike.

Sipas të dhënave të deklaruara në formularët e pasurisë, gjatë vitit 2024 Beja ka përfituar pagesa nga disa institucione dhe borde njëkohësisht. Ai rezulton të ketë marrë të ardhura nga programe zhvillimi, organizata, qendra ligjore, institucione publike, si edhe nga borde apo këshilla drejtues në administratën shtetërore.

Në deklarimet e tij përmenden pagesa nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, KMCAP, Ministria e Arsimit, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave.

Kjo përfshirje e gjerë në struktura të ndryshme shtetërore ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si një zyrtar ka mundur të mbajë njëkohësisht kaq shumë angazhime të paguara dhe nëse këto pozicione kanë krijuar terren për konflikt interesi apo ndikim të tepruar në administratë.

Në të njëjtin vit, sipas deklarimeve, bashkëshortja e tij, Odeta Jahaj, ka raportuar gjithashtu të ardhura nga disa burime, përfshirë pagesa nga organizata ndërkombëtare dhe dhurata monetare në vlerën e 4 mijë eurove.

Një tjetër element që shton pikëpyetjet lidhet me aktivitetin privat të çiftit Beja. Në vitet 2015 dhe 2016, Besmir Beja dhe bashkëshortja e tij kanë qenë administratorë të shoqërisë “MODUS LEGAL SERVICES”, një kompani këshillimi ligjor dhe financiar. Sipas ekstraktit të QKB, objekti i aktivitetit përfshinte këshillim në të drejtën tregtare, taksa, prokurime publike, koncesione dhe privatizime.

Këto fusha janë veçanërisht sensitive, pasi lidhen drejtpërdrejt me marrëdhëniet mes administratës publike, biznesit dhe kontratave shtetërore.

Pas emërimit në krye të Doganës Shqiptare, ndaj Bejës janë ngritur pretendime për emërime preferenciale, shkarkime të diskutueshme, ndikim në tenderë dhe përpjekje për të kontrolluar strukturat kyçe të institucionit. Deri më tani, këto pretendime mbeten për t’u verifikuar nga institucionet kompetente.

Megjithatë, profili i tij i mëparshëm, me angazhime të shumta në borde, institucione dhe struktura këshillimore, e bën të domosdoshëm një kontroll më të thelluar mbi mënyrën se si është ushtruar ky aktivitet dhe nëse ka pasur përfitime të pajustifikuara apo konflikt interesi.

Doganat janë një nga institucionet më të rëndësishme financiare të shtetit shqiptar. Për këtë arsye, drejtimi i tyre kërkon jo vetëm aftësi administrative, por edhe transparencë të plotë mbi të kaluarën profesionale, lidhjet financiare dhe vendimmarrjet e drejtuesit të institucionit./GAZETAJONE

Tags: Agjencia e Administrimit të Pasurive të SekuestruaraAgjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të LartëAgjencia Shtetërore e KadastrësBesmir BejaDoganës ShqiptareKMCAPMinistria e ArsimitMODUS LEGAL SERVICESOdeta JahaOktapodi i bordeverrjetin e familjarëveShkolla Shqiptare e Administratës Publike
Previous Post

Foto/ Ky është autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Paskuqan

Next Post

Mosfunksionimi i e-Albania lë sërish bizneset pa punë, bllokohet shërbimi SelfCare dhe aplikimet

Next Post
Mosfunksionimi i e-Albania lë sërish bizneset pa punë, bllokohet shërbimi SelfCare dhe aplikimet

Mosfunksionimi i e-Albania lë sërish bizneset pa punë, bllokohet shërbimi SelfCare dhe aplikimet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al