Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, janë përplasur në sallën e gjyqit gjatë seancën së “Plumbit të Artë”.
Shkak është bërë përfshirja e Dashnor Dumanit te masakra e Bradasheshit. Nuredin Dumani u ngrit në këmbë duke u shprehur se ky është mashtrim.
Alibej tha se Nuredin Dumani nuk ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait, Dashnor Dumanit por ka menduar se për shkak të lidhjes, nuk ka qenë i sinqertë.
“Mos e përmend më”, citohet të ketë thënë në seancë, Nuredin Dumani, teksa vijon gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’. “Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bëj atë gabim mos e përmend më”, ka thënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani para togave të zeza në GJKKO.
Pas kësaj përplajse, trupa gjykuese është detyruar ta nxjerrë nga salla e gjyqit, Nuredin Dumanin.







