Friday, September 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nuk kryen kontrolle, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Lejoi 2240 m² ndërtim jashtë lejes, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës dhe ndërtuesin! 24.9 mln lekë dëm shtetit (EMRI)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq tre punonjës të burgut 313 për ‘Shpërdorim detyre’.

Efektivët Bashkim Muça, Oldi Myzyri dhe Radion Maloku nuk kryen kontrolle duke mundësuar që dy të burgosur, konkretisht Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri, të mund të arratiseshin para katër vitesh nga IEVP ‘Jordan Misja’.

“Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes.

Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim zyra e informacionit të IEVP “Jordan Misja“ Tiranë se rreth orës 15:40 të asaj dite të paraburgosurit A.Ç. dhe F.P. kanë tentuar të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf, nga pjesa e ajrimit që ndodhen në tarracën e godinës “A” te shkallët e administratës dhe më pas janë neutralizuar nga forcat e policisë në pjesën e oborrit të IEVP.

Në ushtrim të detyrës së tyre si punonjës të rolit bazë, të pandehurit R.M. B.M. dhe O.M., rezultuan se kanë shkelur skemën e sigurisë të IEVP “Jordan Misja”.

Këta tre shtetas kanë mbajtur detyrën si punonjës të rolit bazë në momentin e tentativës së arratisjes dhe nga hetimi i kryer, provohet plotësisht se nuk kanë kryer kontrollin edhe pse ishte detyra e tyre sipas ligjit dhe rregullores. Nëse këta punonjës do të kishin kryer detyrën e tyre, dy personat që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambientet e brendshme të IEVP-së me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për t’i përdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan t’i ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit. Gjë e cila vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313.

Nga pamjet filmike konstatohet se shtetasit R.M., B.M. dhe O.M., nuk kanë kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit F. P., i cili dukej qartë se mbante një çantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuan të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambjenteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre.”– njofton Prokuroria.

Previous Post

Depozitimi i mbetjeve/ Denoncimi i PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Next Post

Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Next Post
Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026
E kërkonte Italia për disa vepra të rënda, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

E kërkonte Italia për disa vepra të rënda, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al