Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Amerikane: Kujdes me…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Amerikane: Kujdes me…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh zyrtar me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë kontrolluar statusin e tyre në programin e Lotarisë Amerikane (DV Lottery).

Në njoftim theksohet se, në rast përzgjedhjeje, vetëm udhëzimet e publikuara në faqen zyrtare www.dvprogram.state.gov janë të vlefshme dhe aplikantët duhet t’i ndjekin ato me kujdes. Të gjitha formularët dhe informacionet duhet të plotësohen në mënyrë elektronike, në përputhje me kërkesat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ambasada sqaron gjithashtu se përzgjedhja në lotari nuk garanton automatikisht vizë apo thirrje për intervistë. Të gjithë aplikantët e përzgjedhur duhet të kalojnë verifikimet e sigurisë, kontrollin e dokumentacionit dhe të plotësojnë me saktësi të gjitha të dhënat personale.

“Vetëm udhëzimet në faqen zyrtare janë të vlefshme. Ndjekja e saktë e hapave është thelbësore për të vijuar më tej në procesin e intervistës,” – thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve, agjencive apo individëve që premtojnë “vizë të garantuar”, pasi askush nuk mund të ndikojë në përzgjedhjen apo përfundimin e këtij procesi.

Ky njoftim vjen në një kohë kur interesimi për Lotarinë Amerikane mbetet shumë i lartë në Shqipëri, dhe ku gjithnjë e më shumë raste mashtrimi janë raportuar nga aplikantët.

 

Previous Post

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

Next Post

Numërohen 70% e votave në rang kombëtar: Si ndahen mandatet…

Next Post
Numërohen 70% e votave në rang kombëtar: Si ndahen mandatet…

Numërohen 70% e votave në rang kombëtar: Si ndahen mandatet...

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al