Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një shqiptar zgjidhet President i Këshillave Ndërfetarë të Europës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Një shqiptar zgjidhet President i Këshillave Ndërfetarë të Europës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja zgjidhet President i Këshillave Ndërfetare të Europës, pjesë e organizatës “Fetë për Paqe” (European National Interreligious Bodies, Religions for Peace Europe).

Gjatë muajit shkurt 2024 Bordi i Presidencës i Organeve Kombëtare Ndërfetare Evropiane në organizatën “Fetë për Paqen” në Evropë shpalli zgjedhjet për President të ri të Këshillave Ndërfetare të Europës.

Pas thirrjes për nominim të kandidatëve, Bordi Drejtues emëroi unanimisht Prof. Genti Kruja, si Presidentin e ri të Këshillave Ndërfetarë të Europës, i cili prej dy vitesh mbante dhe detyrën e Zëvendës Presidentit të këtyre organeve. Ai është zgjedhur kështu me një mandat tre vjeçar në krye të organeve kombëtare ndërfetare evropiane.

Bordi Drejtues ka shprehur vlerësimin për prof. Krujën dhe punën e tij ndër vite për promovimin e dialogut ndërfetar në Evropë, si dhe mbeten në pritje të rritjes së frymës së bashkëpunimit ndërfetarë gjatë këtij mandati.

Prof. Genti Kruja pason ish-Presidentin Dr. Luigi de Salvia, i cili vazhdon të jetë anëtar i Bordit Drejtues të Këshillave Ndërfetarë të Europës dhe President i “Religions for Peace” Itali.

Kush është Genti Kruja?

Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja me profesion sociolog është pedagog i Sociologjisë, Sociologjisë së Fesë, Komunikimit Ndërkulturor dhe Dialogut Ndërfetar në Kolegjin Universitar Bedër. Ai është anëtar i Bordit të Administrimit të Universitetit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Prof. Kruja ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë konferenca ndërkombëtare mbi Arsimin, Lirinë e Besimit dhe Dialogun Ndërfetar. Ai është autor i librave “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar” (2008) dhe “Historia e Dialogut Ndërfetar” (2023), botuar nga Instituti i Dialogut “PRIZMI”, si dhe autor i disa studimeve dhe artikujve të ndryshëm shkencorë në lidhje me “dialogun ndërfetar”.

Në vitin 2021, ai u zgjodh anëtar i programit të Bashkimit Evropian “Global Exchange on Religion in Society”. Më 2022 mori pjesë në programin e shkëmbimit, mbështetur nga Departamenti i Shtetit në Universitetin Seattle, Uashington, SHBA. Po në këtë vit, ai u zgjodh ekspert i Lirisë së Besimit në OSBE, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Gjatë vitit 2023 ai ishte pjesë e Programit Ndërkombëtar të KAICIID, si dhe prej vitit 2022 mbante detyrën e zv/Presidentit të Organizmave Kombëtare Ndërfetare Evropiane-Fetë për Paqe, Evropë.

Më 15 shkurt 2024 ai u zgjodh President i Organeve Kombëtare Ndërfetare Evropiane (ENIB) në organizatën “Fetë për Paqe”, Evropë (European National Interreligious Bodies, Religions for Peace Europe).

Previous Post

“U demaskua loja e çiftit”, Mario Deda komenton situatën Heidi-Romeo

Next Post

Korçë – 3 persona bëjnë për spital 30-vjeçarin nga Tirana

Next Post
Korçë – 3 persona bëjnë për spital 30-vjeçarin nga Tirana

Korçë – 3 persona bëjnë për spital 30-vjeçarin nga Tirana

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026
“Il Fatto Quotidiano”: Tirana në revoltë! Të rinjtë protestojnë prej disa muajsh kundër qeverisë

“Il Fatto Quotidiano”: Tirana në revoltë! Të rinjtë protestojnë prej disa muajsh kundër qeverisë

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al