Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nisin intrigat për pasuesin e Janullatosit, mundësi për çlirimin nga Greqia të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nisin intrigat për pasuesin e Janullatosit, mundësi për çlirimin nga Greqia të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në këto ditë, pas gjendjes së rëndë shëndetësore të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, po përflitet gjithnjë e më shumë për pasuesin e tij.

Madje këto zëra kanë dalë edhe jashtë korridoreve misterioze të hierarkisë religjoze, duke u bërë tema të ditës në sallonet politike dhe diplomatike të Tiranës.

Ndryshe nga pritshmëritë që pasues logjik e normal i klerikut grek që u vendos nga Patriakana e Stambollit në vitin 1991 si drejtues provizor i Kishës Ortodokse shqiptare, por që u ngul si gozhdë dhe nuk lëvizi më, do të ishte Joan Belushi, Peshkopi i Korçës, zërat thonë se në krye të Kishës ortodokse do të jetë Episkopi i Krujës.

Madje në qarqet diplomatike flitet që ka një testament të lënë nga Kryepiskopi Anastas për të caktuar pasues klerikun që e ka pagëzuar me emrin e tij.

Bëhet fjalë për një klerik krejt të ri, i moshës 45 vjeç, i cili quhet Episkopi Ndihmës, Anastas, por që emrin parardhës e ka Enkelejd Mamaj.

I lindur në një familje muslimane, me babain ish- zyrtar i shërbimit sekret të postkomunizmit, Mamaj, është konvertuar ortodoks dhe është shkolluar me një bursë Athine bashkë me një grup të tjerë të rinjsh shqiptar.

Mamaj, u shkollua për një vit në Athinë për të mësuar gjuhën, më pas u diplomua për ekonomi në universitetin e Vlorës.

Pas diplomimit ka punuar si punonjës dhe shef i zyrave në disa degë të bankave të nivelit të dytë në qytetin e Vlorës.

Ndërsa ishte një nëpunës i thjeshtë banke, afrohet në rrethin e metropolitit të Vlorës dhe Beratit, Ignatit, një klerik arvanitas që e fliste shqipen në mënyrë të përkryer.

Më pas Enkelejd Mamaj dërgohet të studiojë teologji në akademinë “Ngjallja e Krishtit” në Shënavlash të Durrësit, ku ndodhet edhe manastiri i madh ortodoks.

Doktoraturën e ka kryer në Universitetin privat ‘Logos’, i cili financohet nga Kisha ortodokse në vitin 2023.

Direkt pas mbarimit të studimeve, është katapultuar në mënyrë të shpejtë në një post të lartë, atë të Episkopit Ndihmës të Krujës. Mamaj është pagëzuar nga vetë kryepiskopi, i cili i ka dhënë edhe emrin e tij, Anastas.

Siç thuhet në faqen zyrtare të kishës, Mamaj u hirotonis Dhjakon(frat) më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas.

Më 20 tetor 2019 u hirotonis (shugurua) prift dhe më 9 gusht 2020 mori titullin e Arkimandrit.

Mamaj, ka një përvojë krejt të shkurtër si klerik, as katër vite, ndërkohë që shumica e klerikëve të tjerë janë shkolluar dhe punuar për rreth 30 vite.

Zërat për këtë testament të Janullatosit kanë mbërritur edhe në qarqet e politikës, duke u kërkuar që të mos nxisin polemika dhe pakënaqësi të pritshme që do të sjellë kjo rrokadë, jo vetëm brenda kishës.

Në qarqet diplomatike, përkatësisht të Turqisë dhe vendeve të tjera muslimane, ky zhvillim po ndiqet me vëmendje, pasi kemi të bëjmë me një sinjal të qartë politik.

Emërohet në krye të kishës ortodokse një musliman i konvertuar, e që shihet si një sinjal për të rritur numrin e ortodoksëve, në rrugën e konvertimit. Kryesisht ato emigrantë shqiptarë në Greqi që janë vaftisur për dokumente.

Kurse të tjerë zëra gjejnë lidhje të tjera në këtë testament, i cili sipas të gjitha gjasave do të ngjall debate e diskutime. Lidhje që kanë të bëjnë me historinë familjare të Mamajt.

Por së paku jemi ende në fazën e hipotezave, në kohën kur Kryepiskopi Anastas ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Athinës./Pamfleti

Previous Post

liba Bezati, zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Apelit

Next Post

HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Next Post
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al