Armë të reja me tytë të gjatë patrullimeve të Policisë së Kosovës, blerja e raketave antitank “Javelin” e paralajmëruar në Kosovë, Serbia paralajmëron blerjen e automjeteve luftarake – këto janë lajmet që tërhoqën vëmendjen këtë javë.
Megjithatë këto lajmë shihen më shumë si mesazhe të politikanëve për elektoratin.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dy ditë më parë njoftoi se të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me pushkë me tyta të gjata. Ai vlerëson se blerja e këtyre armëve do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit.
Vendimi për pajisjen e patrullave në mbarë Kosovën me pushkë të reja nuk është befasuese për shkak të njoftimeve për kërcënime nga Serbia.
Beogradi gjithashtu ka armë për përdorim të brendshëm, deklaron analisti ushtarak Aleksandar Radiç. Kështu i sheh ai deklaratat e kreut të shtetit për kërcënimin e pretenduar dhe shton se është në pikëpyetje nëse ekziston një potencial real për radikalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.